Kapshticë, kapen 2 klandestinë pakistanezë

Klandestinete pakestinez
Policia e Doganës së Kapshticës, gjatë kontrollit të një mauneje turke ka kapur 2 klandestinë pakestinezë.
Maunja drejtohej nga shtetasi turk Servet Bulgan me targa 33D4203/33D9878 dhe kishte destinacion Tiranën.
Në këtë maune u kapën dy klandestinë pakistanezë, Khursheed Ahmed dhe Huram Babai.
Dy klandestinët pakestinez ishin futur në maunen turke në Greqi me pikësynim mbërritjen klandestine në Itali.
Klandestinët iu dorëzuan autoriteteve policore, ndërsa për drejtuesin e mjetit u mor masa e ndalimit. /E.L/