E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mark Webber triumfon në Spanjë

Mark Webber është fituesi i çmimit të Madh të Spanjës, duke u ngjitur në pozitën e tretë në renditjen e pilotëve të Formulës 1, pas garës së parë të fituar këtë sezon.

Webber dominoi në këtë garë dhe pa asnjë problem doli i pari në renditje. I dyti u rendit spanjolli Fernando Alonso që shfrytëzoi një dalje nga pista të britanikut Lewis Hamilton një xhiro para përfundimit të garës.

Sebastian Vettel gjithashtu u ngjit në podium si i treti, kurse befasia e ditës është shtatë herë kampioni i Formulës 1, Michael Schumaher, që ka filluar t'i 'tregojë dhëmbët' duke dalë në pozitën e katërt.

Kampioni aktual Jenson Button nuk arriti më shumë se pozitën e pestë dhe kështu lejon që Fernando Alonso të ngjitet në krye të renditjes së polotëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›