Yjet nuk shiten

Presidenti i Liverpoolit, Martin Broughton, ka insistuar se si Fernando Torres ashtu edhe kapiteni Steven Gerrard nuk do të shiten për të zbutur borxhin e shtuar të klubit.
Kompania amë e klubit ka raportuar humbje prej 54.9 milionë funta për një vit deri më 81 korrik 2009. Mediumet angleze kanë spekuluar se Torres dhe Gerrard do të shiten në fund të këtij sezoni.
Por, Broughton ka thënë: “Nuk kemi arsye të shesim si Torresin ashtu as Gerrardin. Nuk kemi nevojë t’i shesim ata për të paguar çfarëdo borxhi”.
Kryetari i British Airways, i cili erdhi në klub muajin e kaluar për të udhëhequr shitjen e klubit, shtoi: “Nuk dua të shes asnjërin prej tyre. Rafa Benitez nuk dëshiron ta shesë asnjërin prej tyre, sikurse edhe klubi”.
Broughton kishte, siç tha ai, “takim konstruktiv dhe shkëmbim të vështrimeve” me Benitezin rreth objektivave për afatin kalimtar të verës dhe insistoi se shitja e klubit nuk do të ndikojë në këto plane. “Ekipi ka nevojë për përforcime dhe ky është plan që nuk do të ndryshojë për shkak të shitjes së klubit. Ne jemi ulur dhe kemi biseduar me Benitezin, duke përcaktuar fuqinë e ekipit, nevojat e tij dhe identifikimin e futbollistëve të duhur e atyre që duhet të shiten. Kam kërkuar mendimin e Benitezit për secilin prej futbollistëve, pikat e dobëta, cilët futbollistë duhet të shiten nëse ofrohet mundësia, cilat pozita duhet t’i përforcojmë, cilat janë objektivat e tij kryesore dhe cilat janë prioritetet e tij”, shtoi Broughton.
Torres gjendet jashtë fushës pas operacionit të gjurit, por sulmuesi 26 vjeç shpreson të kthehet me kohë për të luajtur për Spanjën në Kampionatin botëror këtë verë. Në fund të muajit mars, ai mohoi spekulimet rreth largimit nga Liverpool, por theksoi rëndësinë e angazhimit të përforcimeve pas sezonit dëshpërues.
Liverpool nuk arriti të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve dhe do të përfundojë jashtë top-katërshes në Premierligë. Ata dështuan të kalojnë fazën e grupeve të garës elite të klubeve evropiane, ndërsa u eliminuan në gjysmëfinale të Europa League.
Torres ka shënuar 72 gola në 116 ndeshje për Liverpoolin, pas ardhjes nga Atletico Madrid për rreth 20 milionë funta në korrik 2007, por ende nuk ka fituar ndonjë titull të rëndësishëm në Anfield Road. Ndërsa Gerrard, 29 vjeç, është prodhim i akademisë së klubit dhe është figurë kryesore e ekipit. Ai inspiroi Liverpoolin drejt triumfit në Ligën e Kampionëve më 2005 si dhe dy FA Cup-ve, dy Kupave të Ligës dhe një Kupë UEFA.
Përveç tyre, në dyshim është edhe e ardhmja e menaxherit Rafa Benitez, i cili kërkohet nga Juventus. Humbjet e fundit të Liverpoolit janë 34 për qind më të larta për dallim nga viti 2008, pasi 40.1 milionë funta u paguan për të shlyer borxhin prej gjithsej 351.4 milionë funta te Royal Bank of Scotland dhe firmës amerikane Wachovia.