Skandali i Terryt rrezikoi Chelsean

Reagimi i Chelseat, pas njoftimeve rreth pabesisë së kapitenit John Terry, ishte pikë kthimi për ekipin në sezonin ku mund të fitojnë titullin në Premierligë dhe Kupën, ka thënë sulmuesi Didier Drogba.
“Mendoj se ishte moment vendimtar i sezonit tonë, sepse ishim duke humbur pikë dhe Terry nuk ishte duke u paraqitur si zakonisht”, tha sulmuesi i Bregut të Fildishtë për magazinën France Football.
Pavarësisht eliminimit në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve, Drogba ka thënë se ekipi do të përmbyllë një sezon të suksesshëm nëse fiton dy tituj. “Mund të jetë sezon i mirë sepse deri më tani vetëm gjashtë ekipe kanë fituar dy tituj brenda një sezoni në Angli. Nëse e arrijmë, hyjmë në histori”, shtoi Drogba i cili ditë më parë u votua si futbollisti më i mirë i Chelseas këtë sezon.
Chelsea do të fitojë titullin në Premierligë, nëse mposht Wiganin në shtëpi në xhiron e fundit të dielën. Ata takohen me Portsmouthin në finale të FA Cup në Wembley më 15 maj.