DRAME NAPOLETANE, Pranë çiftit Mujo e Asqeriu, aktorë të rinj për "Filumena Marturano"

>Zbulohen detaje mbi premierën. Minga: Zgjodha Eduardo De Filipo, se është afër shijes së spektatorit
Filumena Marturano, kryevepra e dramaturgut, Eduardo de Filipo, do të jetë premiera e re teatrore për vitin 2009. Ngjarja në dramë vendoset rreth një gruaje ish-prostitutë, e cila prej njëzet e pesë vjetësh jeton në shtëpinë e Domeniko Sorianos, një napolitan borgjez. Ajo ka rritur në sekret të plotë tre fëmijë me tre burra të ndryshëm. Pas një bashkëjetese prej shumë vitesh, ajo e detyron atë të martohet me të zyrtarisht, duke e gënjyer sikur ishte në prag të vdekjes! Vepra vjen në skenën teatrore nën regjinë e Albert Mingës, dhe me interpretimin e emrave më në zë të teatrit si: Tinka Kurti, Yllka Mujo, Bujar Asqeriu, Fadil Kujovska, Arben Derhemi, Neritan Liçaj etj. Drama e shkruar në vitin 1944, do të realizohet me skenografi të mjeshtrit të skenës, Agim Zajmi. Vihet re se regjisori Albert Minga edhe këtë herë në stafin e atij me aktorët ka sërish emra të rinj. Dëshira e regjisorit Minga për të zbuluar talentet të rinj, vijon kësaj here me emra të tjerë si Gjergji Mena, Nigela Ruka etj, janë vënë në qendër të regjisorit Minga, i cili tregon se tashmë ai këtë gjë e shfrytëzon gjithmonë në punën e tij. Më pëlqen që të punoj me talente të rinj, ashtu si edhe në shfaqjen Pamje nga ura ku kisha dy aktorë të rinj të talentuar si Indrit Çobani dhe Olta Gixhari, edhe këtë herë kam në staf emra të tjerë si Nigela Ruka etj, për të cilët mendoj se janë aktorë vërtetë të talentuar, shprehet regjisori Minga. Ndërkohë që premiera teatrore pritet të vendoset në skenë në fund të muajit shkurt. Provat për Filumena Marturano, tashmë kanë filluar dhe regjisori së bashku me trupën e aktorëve po punojnë që në ditët e shkurtit të sjellin për publikun një shfaqje, e cila përcjell dhe realitetin shqiptar. I pyetur për përzgjedhjen e veprës regjisori Minga tregon se në punë e tij gjithmonë ai synon që të sjellë vepra të cilat gjithmonë të jenë në funksion të spektatorit. Përvoja me shfaqjen Pamje nga ura thelloi më shumë konceptin me zgjedhjen repertorit në dramaturgjinë e huaj. Vepra që unë do të vë në skenë nuk do të jetë vetëm për të kënaqur shijet e mia , por gjithçka duhet parë në funksion të spektatorit. Ky i fundit në sallë duhet të përjetojë emocione të veprës që ndjek në skenë. Nëse nuk ekziston ky përjetim emocional midis sallës dhe spektatorit atëherë ai do të jetë i ftohtë dhe do ta shohë shfaqjen vetëm për respekt, por nëse drama dhe hallet që kanë personazhet janë dhe probleme të spektatorit atëherë ndodh shkrirja e natyrshme midis skenës dhe teatrit. Kjo më udhëheq mua si regjisor mbi përzgjedhjen e një vepre, që vë në skenë, shprehet ai. Një shfaqje e cila do të përcjellë në skenën teatrore triumfin e dashurisë, kështu e cilëson regjisori Minga Filumena Marturano ku çdo gjë do të përcillet nga një histori njerëzore.
Filumena Marturano është triumf i dashurisë, është një histori madhështore njerëzore dhe sfilitësh, vijon më tej për premierën Albert Minga. Pas shfaqjes Pamje nga ura sërish skenografia mban emrin e Agim Zajmit. Për këtë bashkëpunim regjisori Minga tregon se ai e vlerëson shumë profesionalizmin e skenografit Agim Zajmi,duke u shprehur se profesionet e tyre ndërthuren për të dhënë një shfaqje me vlera. Me Agim Zajmin është një bashkëpunim i këndshëm krijuesish, që buron nga mënyra të njëjta dhe nga shije dhe mjete të njëjta të perceptimit figurativ të shfaqjeve teatrore. Unë me Agimin merremi vesh dhe kuptohemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Mes nesh ekziston marrëveshja që duhet mes specialistëve të teatrit. Ekziston një ndërthurje profesionesh në mënyrë të tillë që çdo profesion të japë maksimumin në shfaqje, tregon Minga. Regjisori tregon se ndonëse vepra është shkruar në vitin 1994, ajo përshtatet me aktualitetin. Me Filumenën ashtu si shumë vepra të tjera të arrira, ndonëse janë shkruar në një hapësirë kohe të largët nga një realitet që ne jetojmë sot, fakti që ne tentojmë të vëmë këto vepra në skenë dëshmon që në këto vepra tek artistët e mëdhenj që i thyejnë dimensionet kohore të gjejmë pika kontakti me të cilat mund të bashkëbisedosh, cilëson ai. Vepra megjithëse është shkruar në vitin 1944 vazhdon të vihet me sukses të jashtëzakonshëm në shumë skena evropiane, por edhe ato botërore.
*********************************************
Një vëzhgim regjisorial për Filumena Marturano
Për të shpjeguar atë që e bën të veçantë krijimtarinë universale të këtij artisti të madh, të quajtur nga kritika si Pirandelo napoletan, mjafton të themi që gazetari i famshëm, Arrigo Levi, e vendos emrin e tij në listën e fuqive të mëdha të teatrit botëror. Shumë vepra të tij janë punuar nga regjisorë të mëdhenj të teatrit e të kinemasë,gjë që dëshmon për forcën e tij krijuese, thellësinë e karaktereve që këta artistë gjejnë në këto vepra, por edhe edhe për universalitetin e mesazheve që ato transmetojnë. Nuk ka se si të mos sugjestionojnë emra të tillë regjisorësh si Franko Xefireli, Laurence Olivier, Vitorio de Sika, Piter Hall, R.Simonov, Katerin Kushard, Gloria Paris, Francesko Rozi etj, apo aktorë të tillë si, motra e tij, Titina de Filipo,Ana Manjani,Rexhina Bianki, Sofia Loren, Marcelo Mastroiani, Joan Ploëright, Judi Dench, Michael Pennington, Lina Sastri etj.! Sa histori të tilla drithëruese takon sot në realitetin e ashpër shqiptar!Sa histori tronditëse dëgjojmë e shohim në edicionet e përditshme informative të televizioneve tona!Sa gra të dhunuara për vite e vite të tëra, e pranojnë si një sakrificëtë tyre këtë mënyrë të jetuari për të ruajtur nderine familjes! Realiteti i sotëm shqiptar, fatkeqësisht, është i mbushur me histori Filumenash, të cilat mbajnë të ndrydhura thellë në shpirtin e tyre drama edhe më të fuqishme se Filumena jonë. Pikërisht këtu do të insistojë edhe superdetyra e spektaklit tonë: të demaskojë këtë realitet poshtërues ndaj femrës dhe të sensibilizojë shoqërin렠 tonë për tu dalë në mbrojtje dhe denoncuar rastet e ngjashme . Filumena përfaqëson femrën e guximshme e plotë dashuri njerëzore, që ka vuajtur shumë në jetë, ndonëse më shumë ka falur dashuri se sa ka marrë prej saj. Për të realizuar në mënyrë sa më dinjitoze këtë vepër, në skenën e Teatrit Kombëtar do të punojnë realizuesit e shfaqjes më të suksesshme të viteve të fundit, Pamje nga ura! Një spektakël që u pa nga një numër rekord shikuesish, 21000 spektatorë në 41 shfaqje, që fitoi të gjitha çmimet, për të gjithë komponentët në evenimentet kombëtare teatrore për vitin 2008. Edhe kësaj here skenografia dhe kostumet do të përgatiten nga mjeshtri i skenës, artisti i popullit, Agim Zajmi.
*******************************************
Ja çfarë ndodh në Filumena Marturano
Një grua e popullit, ish-prostitutë, Filumena Marturano jeton prej njëzet e pesë vjetësh si një grua, por pa qenë e tillë, në shtëpinë e Domeniko Sorianos, një napoletan borgjez dhe i kamur. Ka rritur në sekret të plotë tre fëmijë me tre burra të ndryshëm. Pas një bashkëjetese prej shumë vitesh , ajo e detyron atë të martohet me të zyrtarisht duke bërë gjoja sikur të ishte në prag të vdekjes ! Domeniko Soriano pranon të martohet. Por gjithçka ishte vetëm një lojë e saj. Filumena e zbulon arsyen e kësaj loje: ajo dëshiron tu japë një mbiemër tre fëmijëve të saj, atë të D.Sorianos. Për një kohë të gjatë, kishte qenë e detyruar të heshte për ekzistencën e tyre. Por Filumena i jep dhe një goditje tjetër Domenikos: njëri prej tre djemve të saj është biri i tij! Por nuk ka ndërmend ti tregoj konkretisht se cili është, sepse fëmijët janë fëmijë dhe ata duhet të ndihen të tre të barabartë! Në finale të dramës, Domeniko i jep të drejtë Filumenas dhe vendos të martohet përsëri, por kësaj here edhe me prezencën e familjes së tij të re
******************************************
Bujar Asqeriu: Pjesa përcjell vlerat njerëzore
Unë mund të flas për rolin, por mund të flas dhe për pjesën. Filumena Marturano, përcjell triumfin e dashurisë, triumfin e vlerave njerëzore dhe mbi të gjitha i jep