Përvjetori i Kongresit të Manastirit, “rrëfime” dokumentesh në Tiranë
10/01/2009 Edhe pse kanë kaluar më shumë se 100 vjet pas Kongresit të Manastirit, ende vazhdojnë të dalin herë pas here dëshmi të reja lidhur me gjuhën shqipe. Ndonëse jo të një rëndësie madhore, këto dëshmi janë shpesh interesante për atë që përcjellin dhe dokumentojnë. Të tilla janë fotografitë e disa shkollave shqipe të hapura në hapësirën shqiptare nga Isa Boletini dhe Haxhi Zeka.
Të prezantuara mes një vargu fotografish e mbishkrimesh në ekspozitën tematike “100-vjetori i Kongresit të Manastirit”, ato e plotësojmë edhe më panoramën lidhur me këtë ngjarje historike dhe terrenin e parapërgatitur për njehsimin e alfabetit dhe të gjuhës shqipe.
E çelur më parë në Prishtinë, ekspozita do të qëndrojë e hapur për më shumë se një javë në Muzeun Kombëtar në Tiranë e më pas është planifikuar të shëtisë në krejt hapësirën shqiptare, duke filluar me qytete si Elbasani, Vlora, Bajram Curri, Korça etj., por edhe në Maqedoni.
“Ekspozita përmban materiale, dokumente e fotografi duke filluar nga Iliria, nga mesjeta shqiptare, periudha e Skënderbeut, Pashallëqet shqiptare e deri tek trajtimi i Kongresit të Manastirit në historiografinë tonë dhe në publicistikën shqiptare”, - thotë organizatori i kësaj ekspozite Mehmet Gjoshaj nga Muzeu i Kosovës, duke shtuar se bashkëngjitur me ekspozitën është përgatitur edhe një katalog i veçantë.
Gjoshaj veçon se materialet e reja që paraqiten në këtë ekspozitë e që bëhen për herë të parë publike kanë të bëjnë kryesisht me Kosovën. “Deri vonë nuk është ditur se është hapur shkollë në gjuhën shqipe nga Isa Boletini. Ndonëse i pashkollë, ai e ndiente mungesën e shkollimit të popullit të tij në gjuhën amtare. Për këtë qëllim me shpenzimet e veta kishte hapur shkollën në Boletin, ndërsa më 1902 në fshatin Koshtovë. Po kështu mund të flasim edhe për shkollën e hapur nga Haxhi Zeka, një atdhetar i flaktë, patriot i njohur”, - vëren Gjoshaj.
Shqipja - e shkruar që më 1332
Shumë gjuhëtarë, si Jokli, Çabej etj., ishin të mendimit se gjuha shqipe është shkruar edhe para formulës së pagëzimit (1462) dhe fjalorthit të A. Fon Harfit (1497). Në favor të këtij mendimi është konstatimi i kryepeshkopit të Tivarit, Brokardit, i cili në një relacion të vitit 1332 veç të tjerash thotë: “Sado që shqiptarët kanë një gjuhë krejtësisht ndryshe nga latinishtja, ata prapëseprapë në të gjithë librat e tyre i kanë në përdorim shkronjat latine.” Shkrimin e gjuhës shqipe në shekujt e hershëm e dëshmojnë edhe shumë tekste, lista fjalësh shqipe, letra, akte fetare, akte tregtare, shënime familjare, mbishkrime etj. “Shqipja është shkruar edhe para fjalorit të Gjon Buzukut. Për fat të keq, është shkruar me fjalorë të huaj, latinë ose të tjerë. Por, siç e dini, edhe shumë vepra janë shkatërruar”, - pohon Gjoshaj, që thekson se në ekspozitën e paraqitur janë përpjekur të sjellin gjithë dokumentet e mundshme lidhur me këtë pikë.
Megjithatë, fillimet e shkrimit të gjuhës shqipe në kuptimin e plotë të fjalës i gjejmë në shekullin XVI te Buzuku, Budi, Bogdani etj., të cilët në shkrimet e tyre në gjuhën shqipe përdorin alfabetin latin. Shkrimtarë të shek. XVIII, si Nezim Beratasi, Hasan Zyko Kamberi, Muhamet Çami (Kyçyku) etj., duke qenë nën ndikimin e fesë islame dhe të kulturës orientale osmane, veprat e tyre në gjuhën shqipe i kanë shkruar me alfabetin arab. Ndërsa shkrimtarë të tjerë shqiptarë, si Theodor Kavalioti, Daniel Haxhiu etj. në shkrimet e tyre në gjuhën shqipe përdorën alfabetin grek.
“Deri në unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe janë përdorur alfabete të ndryshme”, - vijon Gjoshaj. Ai që vendosi dhe formësonte realisht gjuhën shqipe ishte Kongresi i Manastirit, 14-22 nëntor 1908. Midis veprave që pasqyrojnë dhe dëshmojnë shkrimin e gjuhës shqipe, të shënuara në këtë ekspozitë tematike janë: shkrimi i Borcardit (1332), “Meshari” i Gjon Buzukut (1555), shkrimi informues për shtypjen e 500 ekzemplarëve në gjuhën shqipe (1584), lista e nxënësve në shkollën shqipe të Janjevës (1665), dëshmi e shkruar lidhur me Kuvendin e Arbrit (1706), “Evetari” i Naum Veqilharxhit (1844), “Skënderbeu i pafanë” i Jeronim de Radës (1873), “Alfabetarja e gjuhës shqipe”, botuar në Stamboll (1879) etj.
b. goce