E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckham, dhurate Victorias cante me diamante

David Beckham tregohet teper bujar me dhuratat qe i ben bashkeshortes. Per Krishtlindje ai i ka dhuruar Posh Spice nje cante, qe ka kushtuar 80 mije paund.

Aksesori me diamante, Birkin Himalayan, i dizenjuar nga Hermes, eshte njera nga tre cantat e vetme te ketij lloji ne bote. Ajo kushton 10 mije paund me shume se nje apartament ne Harlow te Essex, ku ka lindur Victoria.

Canta e ka marre emrin ne nder te aktores Jane Birkin dhe ka qindra diamante, perfshire edhe nje gur tre karatesh ne pjesen ku mbyllet. Blerja e cantes i ka kushtuar nje jave pune futbollistit.

Beckahm e bleu canten, pasi e dinte se Hermes eshte nje nga emrat me te preferuar te se shoqes dhe shume pak njerez mund te kene produkte te kesaj marke. Klienteve u duhet te presin edhe 6 vjet per te pasur dicka te tille.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›