Marklen Haka s’pranon të flasë, kërkon avokat
01/07/2011 Dy kamerat që filmuan atentatorin e Zenelit
TIRANE-Marklen Haka, atentatori i vrasjes së Nadien Zenelit në zonën e ish-bllokut është pikasur nga dy kamera të instaluara në vendin ku ndodhi krimi, si dhe në afërsi të Kryeministrisë, drejtim ky nga autori është larguar me vrap nga pas kryerjes së krimit. Burime të policisë thanë se kamerat kanë arritur të fiksojnë autorin duke u larguar me vrap dhe se nga krahasimet e bëra personi i arrestuar ka shumë ngjashmëri me individin e fiksuar nga pamjet filmike të sekuestruara në dy zonat e sipërcituara. Veç kësaj prove, burimet thanë se ekzistojnë përgjime telefonike dhe ambientale që tregojnë se Marklen Haka ka gisht në vrasjen e shtetasit Nadien Zeneli. Vetë i arrestuari për këtë vrasje s’ka pranuar të flasë para prokurorëve dhe oficerëve të policisë së Tiranës, por ka kërkuar një avokat për t’u mbrojtur. Ndërkohë pritet që shumë shpejt ai të dalë para gjykatës, ku do të njihet me masën e sigurisë të arrestit në burg. Vrasja e Nadien Zenelit ndodhi rreth orës 10:30 në zonën e ish-bllokut, ku viktima teksa po pinte kafe me miqtë e tij, është qëlluar për vdekje me pistoletë.