Samiti/ Topi: Serbia të pranojë realitetin
01/07/2011 Kreu i shtetit mesazh Beogradit zyrtar për bashkëpunim me Prishtinën
Kosova dhe vlerësimi i saj si një shtet më vetë ishte një ndër çështjet kryesore ku u përqendrua fjalimi i kreut të shtetit shqiptar Bamir Topi në samitin i presidentëve të shteteve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore. Gjatë punimeve të këtij samiti, që u mbajt në Shën-Stefan të Malit të Zi, Presidenti Topi përcolli një mesazh për Beogradin zyrtar, i cili do të ketë dhe presidencën e radhës të kësaj nisme. “Shqipëria inkurajon dialogun e nisur midis Prishtinës dhe Beogradit dhe shpreson shumë që përmes tij të pranohen realitetet e reja politike e shtetërore në rajon për të ndërtuar urat e bashkëpunimit reciprok midis dy vendeve fqinje, që aspirojnë, ashtu si dhe ne, integrimin euroatlantik”, - vuri në dukje kreu i shtetit ndalur në një çështje të tillë. Por Presidenti Topi preferoi të jetë më i drejtpërdrejtë në mesazhin e tij drejtuar Beogradit dhe vetë homologut të tij të pranishëm në samit Boris Tadiç. Në këtë mënyrë, nisur nga mungesa në këtë samit e shtetit të Kosovës e për pasojë të presidentes së saj Atifete Jahjaga, Presidenti Topi shprehu besimin e tij se përmes dialogut të pranohen realitetet e reja politike në rajon. “Shqipëria dëshiron miqësi e bashkëpunim me çdo vend rajonal, siç beson e mbështet njëherësh nevojën e madhe që të gjithë anëtarët e SEECP-it të njohin realitetet e reja politike e shtetërore në rajon. Kosova është një shtet i ri, një realitet i ri, i cili duhet pranuar e mbështetur nga të gjitha nismat dhe forumet ndërshtetërore rajonale e më gjerë. Çdo qëndrim tjetër refuzues, sidomos në nismat e përbashkëta rajonale, cenon parimet tona të bashkëpunimit dhe u imponon vendeve anëtare të rishohin përparësitë e tyre në angazhimet rajonale”, - nënvizoi Topi sa i takon një çështjeje të tillë. Gjithashtu Presidenti Topi përcolli një urim të posaçëm për presidentin kroat Ivo Josipoviç për përcaktimin e datës së anëtarësimit të Kroacisë në BE.
Debati politik
Presidenti Bamir Topi vlerësoi se Shqipëria ka shënuar progres në fushën e disa reformave, por paaftësia e klasës politike për të bashkëpunuar mbetet problem kryesor. “Ndeshemi me vështirësi që lidhen me aftësinë e aktorëve politikë për një sjellje më bashkëpunuese dhe evropiane në çështje të debatit dhe interesit politik të ditës, por gjithsesi kemi një rritje të ndjeshme të ndërgjegjësimit publik mbi atë se cilat duhet të jenë prioritetet dhe axhenda politike evropiane e vendit dhe cila është përgjegjësia e vendimmarrësve politikë në çështje të tilla”, - deklaroi Topi. Sipas tij, Shqipëria beson tek integrimi i përbashkët evropian, ndaj dhe po jep e do të japë edhe në të ardhmen kontributin e saj aktiv në funksion të këtij synimi.
Bashkëpunimi rajonal
Bashkëpunimi rajonal në aspektin ekonomik ishte një tjetër çështje ku u ndal kreu i shtetit Bamir Topi. “Përballimi i reformave të brendshme ekonomike dhe njëherësh i kostos së krizave ekonomike rajonale apo më gjerë përbëjnë një sfidë të dyfishtë e të vështirë për ekonomitë tona modeste. Ndaj mendoj se ne ndiejmë nevojën për një zgjerim akoma më të madh të hapësirës ekonomike rajonale me atë evropiane, një prani më të madhe të programeve ekonomike të Bashkimit Evropian dhe shteteve kryesore përbërëse të saj, si dhe politika evropiane që asistojnë me teknologji e programe zhvillimi projektet e mëdha të infrastrukturës, energjetikës, informatikës etj.”, - u shpreh Presidenti Topi.
Turqia mbështet Kosovën
Presidenti Bamir Topi zhvilloi një takim pune me ministrin e Jashtëm të Turqisë Ahmet Dautoglu në kuadër të punimeve të samitit të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme shqiptar Edmond Haxhinasto. Gjatë bisedës Presidenti Topi vlerësoi marrëdhëniet që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Turqisë, duke i cilësuar ato “marrëdhënie historike vëllazërore”. Ministri i Jashtëm turk Dautoglu ndau të njëjtën pikëpamje me Presidentin Topi lidhur me përfshirjen dhe pjesëmarrjen e shtetit më të ri dhe shumetnik ballkanik, Kosovës, në forumet dhe nismat e përbashkëta rajonale.