Dita e pare ne detyre, Obama pervesh menget
Dita e pare ne detyre e presidentit te 44-t te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ishte teper e ngjeshur. Ajo nisi ne oren 8.35 te mengjesit kur Obama u fut ne Dhomen Ovale dhe ne tryezen e punes gjeti nje shenim urimi nga pasardhesi i tij Xhorxh Bush. Letra ishte futur ne nje zarf ku shkruhej : "Per numrin 44, nga numri 43". Pas 10 minutash ne vetmi, Obama priti Shefin e Stafit te Shtepise se Bardhe, Rahm Emanuel, me te cilin perseriti axhenden e detyrimeve ditore. Urdhri i pare ishte ndaj te gjithe agjencive federale dhe departamenteve te cilat do ndalojne rregulloret e miratuara nga mesi i Nentorit deri ne Janar derisa administrata e re t'i rishikoje ato. Nje prej tyre eshte edhe nje urdher i administrates Bush i quajtur "politika e Meksikes" qe ndalon financimin amerikan te grupeve nderkombetare te planifikimit familjar qe promovojne abortin. Telefonata e pare nga zyra e tij u be drejt Lindjes se Mesme. I shqetesuar nga situata aktuale ne Gaza, Obama foli me Mbretin Abdullah te Jordanise, Kryeministrin Izraelit Ehud Olmert, Kreun e Autoritetit Palestinez Mahmud Abas dhe Presidentin Egjiptian Hosni Mubarak. Obama kerkoi me ngulm perfshirjen e domosdoshme ne zgjidhjen e konfliktit ne Lindjen e Mesme. Ai emeroi senatorin Xhorxh Micell si te derguar per Lindjen e Mesme. Pasi uroi mengjesin te bijave Malia dhe Sasha, Zonja e pare Mishelle Obama hyri ne dhomen ovale ne oren 09.10. Me pas makina e blinduar e Obames "Bisha" u nis drejt Katedrales Kombetare te Uashingtonit ku cifti presidencial morri pjese ne nje sherbese tradicionale lutjesh. Me perfundimin e kesaj sherbese, Obamat u kthyen ne Shtepine e Bardhe. I ndergjegjshem se do t'i duhet me shume se nje lutje per tu perballur me sfidat, Obama ka pritur ne zyre keshilltaret ekonomike. Ne fokusin e takimit ishte paketa stimuluese ekonomike qe parashikon uljen e taksave per familjet e shtresave te mesme dhe krijimin e 3-4 milione vendeve te punes. Ashtu sic i shpalosi ne fjalimin e tij pas betimit si president, Obama u theksoi keshilltareve te tij se Amerika ka shume pune per te dale nga acari ekonomik. Ne fund te takimit u vendos qe te leshohen rregullore te reja ne baze te se cilave institucionet qe marrin ndihme financiare nga paketa qeveritare do u kerkohet te jene me transparente mbi menyren sesi i shpenzojne keto para. Gjate dites ai u takua me ekipin e Sigurise Kombetare me te cilet diskutoi per lufterat ne Irak dhe Afganistan dhe situaten ne burgun famekeq te Guantanamos ne Kube. Sa i perket ketij te fundit, presidenti i 44-t urdheroi prokurorise ushtarake t'i pezulloje per 120 dite gjykimet e te dyshuarve per terrorizem ne burgun famekeq te cilin eshte zotuar ta mbylle.
Gjate gjithe fushates presidenciale, z. Obama premtoi terheqjen brenda 16 muajve te trupave luftarake nga Iraku dhe nje veshtrim te ri te menyres sesi po drejtohet lufta ne Afganistan. Obama ka premtuar terheqjen brenda 16 muajve te trupave luftarake nga Iraku. Aktualisht ne kete vend, pese vjet pas pushtimit ane te mobilizuar me shume se 140 mije trupa. Sa i perket Afganistanit, Obama synon qe per tani te vazhdoje me planin e ish-Presidentit Bush per te dyfishuar pranine e trupave atje. Pas ketyre takimeve te ngjeshura Obama beri publik planin e tij per reduktimin e emetimit te gazrave dhe per pavaresine energjetike, duke vendosur standarde te tjera ne perdorimin e energjise alternative. Dita e pare Obames nisi me nje leter lamtumire, por te gjithe i urojne nje fillim me "krahe te lehta".