Kongoli: Unë Letërsia dhe Elbasani
11/05/2010 Shkrimtari i njohur flet mbi librin e tij të radhës dhe çmimet që ka marrë
ELBASAN-Fatos Kongoli është duke shkruar një tjetër roman, por nuk flet shumë për veprën e tij të ardhshme. Vetëm pak kohë më parë është dekoruar “Qytetar nderi” i Elbasanit ku ka zbuluar dhe disa detaje nga vepra më e fundit e tij. “Të gjithë shkrimtarët kanë diçka nëpër duar, ashtu si edhe unë, por është ende shpejt të flas për këtë dhe shpresoj se brenda këtij viti do të botoj një tjetër roman”. Për sa i përket krijimtarisë së tij në vijimësi shkrimtari Fatos Kongoli pohon se “jam duke shkruar, por nuk mund të them më shumë se kaq, pasi jam në proces të punës”. Një vit më parë Fatos Kongoli u vlerësua me titullin “Kalorës i Legjionit të Nderit” në Francë nga Presidenti francez Nikola Sarkozi. Në lidhje me këtë titull shkrimtari Fatos Kongoli deklaron se “është dekorata më e lartë që jepet në Francë me dekret presidencial, dhe sigurisht ndjehem shumë i respektuar, shumë i nderuar nga ky titull që më dhanë nga Franca. Titullin e marrë në Francë shkrimtari e lidh me faktin se është frankofon. “Në Francë janë botuar pjesa më e madhe e romaneve të mi dhe duket se kjo është vlerësuar shumë”. Për sa i përket qytetit të Elbasanit si dhe çmimit, shkrimtari Kongoli flet me emocione, duke deklaruar se “kam marrë shumë çmime, dhe kanë qenë momente gëzimi për mua, kam pas edhe kënaqësi që librat e mi janë botuar dhe vlerësuar edhe jashtë Shqipërisë, por kënaqësia dhe emocioni që ndjej sot në qytetin e Elbasanit me titullin “Qytetar Nderi” është e pakrahasueshme”, tha Kongoli. Këtë kënaqësi shkrimtari e lidh me identitetin e tij duke deklaruar se “mendoj se kjo lidhet me atë që quhet identiteti im, unë e dua Elbasanin megjithëse pak kohë të jetës sime kam kaluar në këtë qytet. Por unë ndihem shumë Elbasanas, pasi është origjina ime. Kur je elbasanas hyn edhe faktorë të tjerë të fuqishëm të mëdhenj, emra të mëdhenj që tregojnë identitetin tënd, dua të përmend figurat që ka nxjerrë ky qytet si Kristoforidhin, figura të mëdha të kulturë Aleksandër Xhuvanin, Dhimitër Shuteriqin dhe Lef Nosin etj”, tha Kongoli. Duke kujtuar fëmijërinë e tij dhe në veçanti kujtimet nga qyteti i Elbasanit Kongoli ka deklaruar se “jam edukuar me frymën e këtij qyteti me këngët e Isuf Myzyrit, të cilat im atë i këndonte shumë bukur. Por edhe pse kam jetuar në Tiranë në shtëpinë time flitej me një gjuhë elbasanase shumë të pastër. Sa herë vij në Elbasan sapo kaloj Qafën e Kërrabës dhe shoh qytetin ndjej një mall të jashtëzakonshëm, por është edhe malli i fëmijërisë që e kam kaluar në këtë qytet”, tha Kongoli, duke falënderuar përfaqësuesit e këtij qyteti për titullin e lartë. “Është një nga ditët më të gëzuara të jetës sime”, përfundoi ai. Për sa i përket ndryshimeve të fundit që ka pësuar vendi ynë, Kongoli shprehet se “ndryshimet janë të mëdha, dhe më duhet të flas më shumë, pasi është një temë që diskutohet shumë, kudo, të gjithë shqiptarët e diskutojnë. Mendoj se Shqipëria është në një fazë që nuk mund të eliminonte kështu siç kanë ardhur historikisht punët e popullit tonë, është një fazë në pikëpamje sociale që ka edhe anët e veta problematike, por mendoj mos sot, nesër kjo punë do të kapërcehet. Ka shumë njerëz që janë pesimistë pasi nganjëherë edhe mua më kap ky lloj pesimizmi, por mendoj se ne si shqiptarë do të arrijmë forca për ta kapërcyer, dhe një rol shumë të madh i takon atyre që e kanë marrë përsipër ta drejtojnë këtë vend, politikës në përgjithësi. Sepse qeveria ka punët, detyrimet e veta, sepse nuk luhet me një këmbë, luhet me të dyja këmbët”. Për sa i përket romanit që ka në dorë, Fatos Kongoli deklaron se sërish do të ruajë traditën, duke e promovuar në qytetin e tij të lindjes romanin e tij.