E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haiku nën zë

“Nën zë” është vëllimi më i ri me poezi i shkrimtarit dhe studiuesit Nasho Jorgaqi. “Haiku është një gjini poetike nazike dhe e rrezikshme. Sepse kujton se mund të thuash diçka, po nuk thua asgjë: sepse kërkon mençuri të thellë, gjykim të qartë, dhembshuri për fjalën e pjekur poetike”, shprehet shkrimtari Musa Vyshka, njëkohësisht edhe redaktor i librit.

“Haikutë e poetit Nasho Jorgaqi, në mjaft raste e përjashtojnë veten nga tradicionalizmi. Ato marrin ngjyra të mëvetësishme, janë të tijat dhe të askujt tjetri, u shmangen fort bukur plagjiaturave e imitacioneve, janë shqiptare e për më tepër haikutë e tij karakterizohen nga mungesa e vazhdueshme e referimit stinor”, shkruan Milianov Kallupi.

Nasho Jorgaqi
“Nën zë”
Botoi: “Ombra GVG”
Gjinia: Poezi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›