E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Kosovës, konfiskon 6 vetura të dyshuara

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me njësitë rajonale të krimeve, ka realizuar një operacion policor, me qëllim të hetimit dhe zbulimit të mjeteve të dyshuara, të vjedhura dhe të falsifikuara.

"Ky plan policor është realizuar në të gjitha qytetet e mëdha të Kosovës, duke filluar në rajonin e Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës, e më pas në rajonin e Prishtinës, Ferizajt dhe Gjilanit", thuhet më tej në deklaratën e policisë.

Ndërkaq, gjatë këtij operacioni janë kontrolluar 183 vetura të ndryshme dhe si rezultat i dyshimeve janë konfiskuar 6 të tilla.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›