Marnak: Puna operacionale kryhet nga EULEX-i

Marrëveshja e arritur në dialogun në Bruksel, më 2 shtator lidhur me vulat doganore shënon një hap të rëndësishëm në sigurimin e lirisë së lëvizjes në pajtim me vlerat evropiane, thuhet në një deklaratë të përbashkët për media nga ana e Misionit EULEX dhe Përfaqësuesit Special të BE-së për Kosovën (EUSR), Fernando Gentilini.
Në deklaratë thuhet se EULEX-EUSR kanë qenë të konsultuara nga autoritetet në Kosovë mbi procesin e implementimit të kësaj marrëveshjeje dhe se plani rezultues synon përmirësimin e rendit dhe ligjit në portat në veri të Kosovës.
“Plani do të hyjë në veprim më 16 shtator. BE pret që embargoja e tregtisë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës tash do të hiqet”, thuhet në deklaratë.
“Është shumë pozitive që autoritetet e Kosovës janë konsultuar me lidhur me këtë. Unë shpresoj se kjo do të mundësojë implementimin marrëveshjes së arritur në tavolinën e dialogut. Plani dhe të ndihmojë në parandalimin e kontrabandës dhe përmirësimin e sigurisë në zonën e doganave të Kosovës”, ka thënë përfaqësuesi Special i BE-së, Fernando Gentilini.
Edhe shefi i EULEX-it, Xavier Bout De Marnak ka thënë se e tëra kjo ka të bëjë me qëllim të përmirësimit të sundimit të ligjit në veri, i cili është në interesin e të gjithë qytetarëve.
“Do të ketë ekipe të përziera në porta. Puna operacionale do të kryhet nga EULEX-i, në pajtim me mandatin e tij”, është shprehur Marnak.