E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renaulti e pret Kubican

Nga Express më 14 shtator 2011 në ora 19:05

Renaulti e ka lënë një vend të hapur në skuadër për rikthimin e Robert Kubicas për sezonin e ardhshëm, pas të konfirmuarit, pilotit rus, Vitaly Petrov.

26 vjeçari po rikuperohet pas aksidentit të tmerrshëm që e pati në muajin shkurt. Polaku nuk ka kontratë me Renaultin, por kjo skuadër e ka në plan ta vazhdojë bashkëpunimin me të, sezonin që vjen.

“Kam nevojë ta kem një linjë të qartë pilotësh, më të mirën e mundshme. Nuk dëshiroj ta humb mundësinë që ta kem sërish në ekip Robertin”, ka thënë menaxheri i ekipit Renault, Eric Boullier. Sipas raporteve mjekësore, Kubica po punon 6 orë në ditë në rehabilitim, pas operimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›