E Diel, 1 Nëntor 2026

Një skemë mashtruese me Llotarinë "USA 2008"

SHËNIM I REDAKTORIT – Artikulli i mëposhtëm na është dërguar nga lexues Hamdi Dega, Nju Jork dhe tërheq vëmendjen mbi një dukuri mashtrimi që mund të prekë secilin prej nesh…

Ditët e fundit ka dale në skenë një skeme e re mashtruese. Ajo u njofton me internet, me letër ose me telefon se keni fituar Loto-Vizën 2008 për Green Card në SHBA. Letra ka në krye një steme të falsifikuar shtetërore të SHBA-së. Ajo ka pak a shumë përmbajtjen si vijon:

“Ju jeni një nga fituesit me fat të lotarisë amerikane, etj, etj(“You have been selected as one of the lucky winners of the U.S Visa through our internet balloting email extracting and screening machine…”).

Kjo skemë e re mashtruese u kërkon një shumë prej rreth $ 1.115 dollarësh amerikanë për person ose 1,420 dollarë për familje për t’i dërguar në një Bankë Tajlandeze në Bangkok, në Madrid ose në Kanada.... Vetëm sot kam marrë mbi 50 telefonata nga shqiptarë të Prishtinës, Dibrës- Maqedoni, Nju Jorkut, Detroitit, Bostonit dhe Fort Worthit që më njoftonin për këtë "fatmirësi për vete ose të afërm të tyre" .

Loto- Viza 2009 është mbyllur qysh në Qershor të këtij viti. Procedura e fundit teknike për Loto- Vizën 2008 mbyllet brenda 1 tetorit 2008. Aplikimi dhe njoftimi i fituesve të saj është mbyllur para më shumë se një viti!

Skema të ngjashme mashtruese me emrin piramida u kushtuan shqiptarëve mbi 2 miliardë dollarë në 97-ën.... Vetëm tre vjetët e fundit shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi dhe diasporë kanë humbur mbi 15 milionë dollarë nga mashtrime të ngjashme.

Një çift pleqsh në Nju Jork humbi rreth 5 000 dollarë kursime nga këta mashtrues.... një shqiptar nga Rahoveci humbi 45 000 Euro në janar 2008 nga mashtrimet e një prej këtyre skemave (pagesën prej 45 mijë eurove ky person e kishte bërë në adresë të disa personave, që përmes internetit i kishin thënë se ka fituar 500 mijë funta në një lotari britanike. Më vonë, ai kishte kuptuar se ishte mashtruar)

Një nga telefonuesit e djeshëm nga Fort Worthithirri për të pyetur se a ishte më mirë t’i dërgonte paratë me Western Union apo të jepte numrin e llogarisë bankare për familjen e vet dhe të vëllait në Kosovë... 1. 420 + 1 420 = 2 840 dollarë të bëra rrush e kumbulla nga mafia e mashtrimit ...

Kujdes vëllezër e motra shqiptarë kudo që jeni ! Ruhuni dhe mos bini viktima të kësaj skeme të re mashtruese dhe të asnjë lloj oferte joshëse qe u kërkon para me internet, me poste, me telefon ose çfarëdolloj rruge tjetër! Ruani djersen e mundin tuaj!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›