Marnhac ia shkëput kontratën Leos
Shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac ka vendosur që t’ia shkëpusë kontratën ish-pjesëtarit të sigurimit të tij të afërt, Stephane Laurent, për shkak se ka shkelur kodin e sjelljes.
Për Laurent në muajin prill ishte raportuar se ka fyer rëndë kolegët e tij shqiptarë në baza etnike.
Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it e ka konfirmuar shkëputjen e kontratës së Laurent.
Ai ka njoftuar se ndaj vendimit të shefit të Misionit, Laurent kishte paraqitur ankesë e cila është hedhur poshtë nga paneli shqyrtues. Paneli, sipas Krasniqit,ka konstatuar se vendimi është i drejtë dhe se ankesa e Laurent është e pabazuar.
Personat e tjerë të mbrojtjes së afërt të shefit të EULEX-it që janë larguar nga ky njësit, sipas Krasniqit, do të vazhdojnë punën si shoferë në misionin EULEX. /zeri/