E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stabilizohen çmimet e naftës

Nga Express më 16 qershor 2011 në ora 21:00

Çmimet e naftës janë stabilizuar të enjten në tregun londinez mbi 114 dollarë, pas rënies së ashpër të djeshme, por presionet për dobësimin e mëtejmë vazhdojnë të qëndrojnë për shkak të forcimit të dollarit.

Një barel naftë në Londër për dërgesat e gushtit është shtrenjtuar për 1,03 dollarë në 114,04 dollarë. Në tregun e Nju Jorkut një barel naftë është shtrenjtuar 49 centë, në 95,3 dollarë.

Tregtarët dhe analistët mendojnë se trendi i përgjithshëm do të mbetet i fuqishëm, për shkak të lajmeve jo të mira nga ekonomia amerikane dhe krizës së borxhit grek.

“Frika nga kriza greke do të zgjerohet edhe në bankat evropiane dhe në institucionet tjera. Mendoj se do të kthehemi në shkallën prej 110 deri në 118 dollarë”, ka thënë Torbjorn Bak Jensen, analist në “Global Risk Management”.

Agjencia ndërkombëtare për energjetikë (IEA) i ka bërë sot thirrje OPEK-ut që të shtojë prodhimin.

Ndërkohë, OPEK në ueb faqen e vet ka bërë të ditur se çmimet e naftës së rafineritë e këtij karteli ka qenë 113,59 dollarë, ose 97 centë më shtrenjtë krahasuar me një ditë më herët

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›