Juventus ndërtohet rreth Giovincos

Nga Express më 16 qershor 2011 në ora 17:30
Trajneri i ri i Juventusit, Antonio Conte, ka veçuar mesfushorin e Parmës, Sebastian Giovinco si futbollistin rreth të cilit synon të ndërtojë ekipin e tij të ri.
Sipas Gazzetta dello Sport, Juventus kërkon rikthimin e Giovincos në Torino, por e pret një betejë e vështirë me Parmën rreth pronësisë së tij.
Parma ka mundësi të blejë gjysmën e kartonit të futbollistit (3.5 milionë euro) dhe ta mbajë atë në klub edhe për sezonin e ardhshëm.
Për të komplikuar më tepër gjërat, Gazzetta ka raportuar se Parma tashmë ka oferta prej 10-12 milionë eurosh nga një klub anglez për gjysmën e pronësisë së Giovinco.