E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon Shqipëria

Nga Express më 16 qershor 2011 në ora 10:13

Ministria e Financave të Shqipërisë ka reaguar pas shqetësimeve të vazhdueshme të bizneseve kosovare për çmimet e referencës që aplikojnë doganat shqiptare për mallrat që hyjnë nga Kosova.

Ministri i Financave të Shqipërisë, Ridvan Bode i ka dërguar një letër homologes Mimoza Kusari-Lila, ku i kërkon një takim për të diskutuar mbi këtë çështje dhe gjetjen e një marrëveshjeje për bashkëpunim afatgjatë mes dy vendeve.

Burime zyrtare në Ministrinë e Financave të Shqipërisë bëjnë të ditur se një takim i tillë parashikohet të realizohet brenda muajit qershor.

Pak ditë më parë, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Mimoza Lila-Kusari shprehu shqetësimin se nëse nuk gjendet një zgjidhje për këtë problem, atëherë edhe Kosova do të shqyrtojë mundësinë për të aplikuar çmime të tilla reference ndaj mallrave shqiptare, raportojnë mediat vendore.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›