Parma, ndërron jetë tifozi pasi bie nga tribuna
Milano - Klubi i Parmës njofton vdekjen e një tifozi 19-vjeçar, i cili ra nga shkallët e stadiumit gjatë zhvillimit të ndeshjes së djeshme ndërmjet Parmës dhe Viçencës, e vlefshme për Serinë B italiane.
Tifozi, gjatë momentit të rrëzimit, ishte përkulur mbi bordurën për të rënë më pas në ndarjen e ngushtë ndërmjet seksioneve të tifozëve në stadiumin "Tardini". Pas rënies së të riut ndeshja u ndërpre për disa minuta. 19-vjeçari humbi jetën pasi u transportua me ambulancë për në spital.