Kroaci, shpërthim në Zagreb, 2 të vrarë
ZAGREB-Një makine bombë ka lene te vdekur dy gazetarë në kryeqytetin kroat, Zagreb. Njëri ishte pronar i gazetes së përjavshme të njohur Nacional, i quajtur Ivo Pukanic. Ai u vra bashke me një person te stafit të tij në një shpërthim që ndodhi jashtë ndërtesës së gazetës. Zagrebi është përfshirë nga një vale dhune këtë vit. Nuk ka të dhëna se kush mund të jetë përgjegjës për sulmin e fundit. Kryeministri kroat Ivo Sanader ka shkarkuar ministrin e drejtesise dhe ministrin e brendshem në fillim të këtij muaji, po kështu edhe kreun e përgjithshëm të policisë, për shkak se nuk iu përgjigjen si duhet krimeve që sa vijne e shtohen ne vend. qeveria e Zagrebit ka frike se rritja e dhunes mund të kërcënojë mbylljen e negociatave te anetaresimit me BE vitin që vjen. Kroacia shpreson te behet anetari i 28 i BE ne 2011.
(d.b/BalkanWeb)