Shkup, Cërvenkovski takon Gruevskin për cështjen e emrit
SHKUP- Presidenti i Maqedonisë Branko Cërvenkovski dhe kryeministri Nikolla Gruevski do të takohen sot për të diskutuar për çështjen e emrit. Sipas kabinetit të presidentit Cërvenkovski, në këtë takim do të analizohet pakoja e fundit e ideve të ndërmjetësit të OKB-së për çështjen e emrit, Metju Nimic si dhe do të bisedohet për tejkalimin e dallimeve rreth propozimeve të fundit të emrit të prezantuara në takimin e 8 tetorit në Nju Jork.
Propozimi i fundit i ndërmjetësit të Kombeve të Bashkuara Metju Nimic është që emri kushtetues të ketë përdorim brenda vendit dhe në komunikimin dypalësh me shtetet tjera, ndërsa propozimi “Republika Veriore e Maqedonisë” të përdoret në komunikimin ndërkombëtarë.
Mediat maqedonase bëjnë të ditur se lidhur me çështjen e identitetit dhe gjuhës kombëtare maqedonase është propozuar një zgjidhje që gjuha dhe identiteti kombëtarë maqedonas të njihet si i Republikës Veriore të Maqedonisë.
Parlamenti i Maqedonisë pritet që gjatë javës së ardhshme të miratojë një rezulotë të propozuar nga opozita për unitet gjithëkombëtar dhe gjithëpartiak për çështjen e emrit.
(s.g/BalkanWeb)