Marotta: Do të japim maksimumin në Champions
Administratori i përgjithshëm i Juventus, Giuseppe Marotta ashtu si të gjithë në ambientin bardhezi, shfaqet i karikuar për sezonin e ri që sapo ka nisur. Në një intervistë të gjatë për të përditshmen italiane Tuttosport, 57-vjecari flet për gjithçka.
Elozhe për Konten
Marotta thuri elozhe për trajnerin Antonio Konte duke e cilësuar atë një mjeshtër dhe mjaft deçiziv në ndeshje të rëndësishme. Ne jemi të kënaqur dhe kjo falë Antonio Kontes. Ai krijoi një model mjaft të mirë dhe na udhëhoqi drejt këtyre rezultateve. Ai është një mjeshtër. De Laurentis ka thënë për Mazzarin se është deçiziv në fitoret e Napolit, por të njëjtën gjë mund të them dhe unë për Konten. Zgjodhëm trajnerin e duhur.
Merkatoja
Përsa i përket merkatos, Maratto pranoi se Juventus nuk kishte nevojë që të blinte një Top Player ose ndryshe një lojtarë të klasit të lartë. Fansat duhet të kenë parasysh se dëshira për të blerë lojtarë të shtrenjtë varet dhe nga dëshira për të mos larguar lojtarë nga ekipi. Morëm Islan dhe Asamoah por na mungonte dëshira për të blerë një top player. Do të ishte një vendim i gabuar që një shoqëri si Juventus të shpenzonte 30 milion euro për një lojtar si Van Persie. Pastaj është dhe një detaj tjetër. Ne blinduam lojtarë si Marchisio dhe Vidal për të cilët nga ofruan 60 milion euro. Edhe këta mund të konsiderohen si lojtarë të klasit të lartë. Jo të gjithë kanë vepruar kështu, shikoni Milanin p.sh.
Champions
Juventus rikthhet dhe në arenën ndërkombëtare ku këtë sezon merr pjesë në Champios League dhe për këtë arsye Marotta dëshiron që kampionët e Seria A të bëjë një paraqitje sa më të mirë në këtë kompeticion. Dëshirojmë të luajmë një rol të rëndësishëm në Champios League. Janë vetëm 4 ose 5 klube më të fortë se ne, Barcelona, Reali, Bayern dhe Manchster United. Megjithatë dhe Zenit me blerjen e Hulk dhe Witsel nuk duhet nënvlerësuar. Ne duam të kalojmë fazën e grupeve dhe më pas të shkojmë sa më larg. Gjithsesi në krahasim me ekipet e tjera që qëndrojnë më lart se ne nuk duhet të harrojmë që lojtarëve tanë i mungon eksperienca në një kompeticion të tillë.