Fini: Zgjedhjet e 28 qershorit s’mund të kontestohen, Shqipëria po i afrohet edhe më tej BE-së

Pas takimit me Kryeparlamentaren Jozefina Topalli, Kreu i Parlamentit italian Gianfranco Fini ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës shqiptare, duke vlerësuar se “Shqipëria zhvilloi zgjedhje me legjitimitet maksimal dhe se rezultati i tyre s’mund të kontestohet”. Vlerësim për komunitetin e shqiptarëve në Itali, i cili është integruar në mënyrë të shkëlqyer në shoqërinë italiane
“Vlerësimi i Italisë dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar është se zgjedhjet në Shqipëri u zhvilluan në legjitimitet maksimal dhe rezultati i zgjedhjeve nuk duhet dhe nuk mund të kontestohet. Jeta demokratike shqiptare duhet të hyjë në normalitet të plotë sigurisht brenda parlamentit”. Kështu u shpreh Presidenti i Parlamentit Italian Gianfranco Fini, në takimin me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, gjatë vizitës së saj zyrtare në Itali. Kjo vizitë e Kryetares së Kuvendit u cilësua si një dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe si një hap konkret në nxitjen dhe forcimin e mëtejshme të këtij bashkëpunimit që ekziston tradicionalisht mes dy vendeve. Duke falënderuar presidentin Fini për gjithë mbështetjen që Italia ka dhënë në sfidat integruese të Shqipërisë, kryetarja e Kuvendit vlerësoi faktin që Italia ka qenë gjithmonë një avokate e Shqipërisë, dëshmi e së cilës është edhe vota pro në 16 nëntor si dhe mbështetja e rezolutës së Parlamentit Europian që vlerëson zgjedhjet e 28 qershorit dhe progresin e Shqipërisë. Presidenti Fini, duke vlerësuar jo vetëm zgjedhjet e fundit, por edhe dinamikën demokratike dhe hapat e mëdha që Shqipëria po hedh drejt Europës, ritheksoi se Shqipëria europiane është mbi të gjitha një interes i vetë Bashkimit Europian. Në takim u bisedua gjerësisht për komunitetin shqiptar në Itali, një aset i jashtëzakonshëm në marrëdhëniet mes dy vendeve, komunitet i cili, siç tha edhe Presidenti Fini përbëjnë një shembull të integrimit të shqiptarëve në vendet e BE-së. Pas takimit, Presidenti Fini dhe Kryetarja e Kuvendit dhanë një konferencë për shtyp, e cila u ndoq me shumë interes nga mediat italiane. Presidenti i Parlamentit Italian Gianfranco Fini u shpreh se, “bazuar edhe në vlerësimin ndërkombëtarë, zgjedhjet në Shqipëri u zhvilluan në legjitimitet maksimal dhe rezultati i zgjedhjeve nuk duhet dhe nuk mund të kontestohet”. Presidenti Fini, duke vlerësuar jo vetëm zgjedhjet e fundit, por edhe dinamikën demokratike dhe hapat e mëdha që Shqipëria po hedh drejt Evropës, ritheksoi se Shqipëria evropiane është mbi të gjitha një interes i vetë Bashkimit Evropian. Në takim u bisedua gjerësisht për komunitetin shqiptar në Itali, një aset i jashtëzakonshëm në marrëdhëniet mes dy vendeve, komunitet i cili, siç tha edhe Presidenti Fini përbëjnë një shembull të integrimit të shqiptarëve në vendet e BE-së. Fini theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në BE mbetet në një pikat e forta të politikës së jashtme italiane, për ti treguar Evropës së sa vlen vendi i vogël ballkanik. “Shpreh bindjen e fortë të qeverisë italiane për domosdoshmërinë që procesi i nisur i Shqipërisë për një anëtarësim të plotë e të shpejtë në Bashkimin evropian jo vetëm të mos hasë pengesa, por të përmbyllet në një kohë sa më të shkurtër. Është në interes jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Evropës. Ritheksova se Italia mund t’i tregojë të gjithë Evropës sa e rëndësishme është që Shqipëria të bëhet anëtare më të drejta të plota e familjes evropian, e pasi marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë tregues se, nëse Shqipëria integrohet në institucionet evropiane ashtu siç po ndodh, është më e lehtë të përballojmë së bashku luftën kundër kriminalitetit, emigracionit klandestin etj”, u shpreh më tej, Presidenti i Parlamentit Italian Gianfranco Fini. Ndërsa nga ana e saj, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, duke falënderuar presidentin Fini për gjithë mbështetjen që Italia ka dhënë në sfidat integruese të Shqipërisë, vlerësoi faktin që Italia ka qenë gjithmonë një avokate e Shqipërisë, dëshmi e së cilës është edhe vota ‘pro’ në 16 nëntor si dhe mbështetja e rezolutës së Parlamentit Evropian që vlerëson zgjedhjet e 28 qershorit dhe progresin e Shqipërisë. Kryeparlamentarja vlerësoi se dialogu mes Shqipërisë dhe Italisë është i shkëlqyer dhe në fakt edhe kjo vizitë është dëshmi e një partneriteti strategjik mes vendeve tona. “Shqipëria tashmë është anëtare e NATO-s. Shqipëria mori aprovimin nga Këshilli i ministrave i BE-së tre javë më parë për kërkesën e saj në procesin e integrimit. Shqipëria ka një rritje ekonomike prej 4 për qind”, tha kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Duke vijuar më tej, ajo shtoi se Shqipëria ka shumë sipërmarrës italianë dhe ftoj të gjithë investitorët italianë të vijnë në Shqipëri. “Do të gjejnë një vend që ka taksat më të ultë, potenciale dhe mundësi të mëdha një klimë shumë miqësore për biznesin. Jam shumë e kënaqur që marrëdhëniet mes parlamenteve tona janë frekuente dhe shpresoj që presidenti Fini të vijë përsëri në Tiranë në pranverë. Është diçka shumë e bukur që falë bashkëpunimit mes parlamenteve, qeverive ministrave, tashmë Shqipëria është bërë një vend i sigurt një vend ku është luftuar krimi, ku nuk ka më trafiqe. Shpresojmë shumë që në muajt e ardhshëm siç tha edhe presidenti Fini, të vijojmë të kemi mbështetjen e Italisë në procesin tonë të integrimit” , deklaroi më tej Topalli. Kryetarja e Kuvendit takohet me Presidentin e Italisë Giorgio Napolitano/Gjatë vizitës zyrtare në Itali Kryetarja e Kuvendit u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës Giorgio Napolitano, një ndër personalitet më me peshë të politikës italiane. Presidenti Napolitano tha se po pret me kënaqësi që së shpejti të vizitojë Shqipërinë. Ai vlerësoi progresin ekonomik, social dhe demokratik të Shqipërisë, duke theksuar se, “Italia do të japë mbështetjen e plotë, jo vetëm për liberalizimin e vizave që pritet të finalizohet në korrik të vitit të ardhshëm, por edhe për integrimin e plotë të Shqipërisë në BE”. Ndërsa Kryetarja e Kuvendit, në emër të saj por edhe të Kuvendit të Shqipërisë tha se, “Mbështetja e një vendi mik si Italia mbetet shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarë”. Ajo e ftoi Presidentin Napolitano që gjatë vizitës së tij në Shqipëri t’i adresohet deputetëve dhe të gjithë shqiptarëve me një fjalim në parlament, ftesë që u mirëprit nga Presidenti italian. Presidenti Napolitano rikonfirmoi se, “Se Italia ka qenë dhe do të jetë gjithnjë një përkrahëse e fortë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ndërsa vlerësoi gjithë arritjet e Shqipërisë në rrugën e integrimit”. Gjithashtu kryetarja e Kuvendit shprehu angazhimin dhe vullnetin maksimal të parlamentit dhe autoriteteve shqiptare në vijimin dhe përshpejtimin e reformave në katër vitet e ardhshme për të vijuar kështu edhe më shpejt në proceset integruese. Në takim u diskutua edhe mbi bashkëpunimin e mëtejshëm ekonomik mes dy vendeve ndërkohë që Italia zë vendin e parë për investime në Shqipëri. Po ashtu u bisedua për mundësitë e shkëmbimit të studentëve si edhe në fushën e turizmit e të kulturës, mes Italisë dhe Shqipërisë, dy vende fqinje me një traditë të fortë miqësie. Takimi i Kryetares së Kuvendit me politikanin Pier Ferdinando Casini/Kryetarja e Kuvendit gjatë vizitës së saj zyrtare në Itali u takua edhe me ish Presidentin e Parlamentit të Italisë, Ferdinando Casini. Gjatë takimit Casini duke përgëzuar për zhvillimet dhe progresin e Shqipërisë, uroi zonjën Jozefina Topalli dhe qeverinë për fitoren dhe për zgjedhjet e 28 qershorit. “Shqipëria është në rrugë të mbarë, dhe ne ju mbështesim plotësisht në realizimin e të gjitha ambicieve tuaja integruese,” tha Casini. Duke vijuar më tej se, “Italia do të jetë gjithmonë një ndër përkrahëset më të fuqishme të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë në hapësirat evropiane, deri në anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian”. Duke e cilësuar integrimin evropian një çështje parësore të politikës shqiptare, Kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Italisë në çdo hap të Shqipërisë për të përshpejtuar rrugën e integrimit. Ajo vlerësoi edhe përkrahjen e shtetit fqinj dhe deputetëve të Parlamentit evropian për rezolutën e fundit dhe për pranimin e kërkesës së Statusit të Vendit Kandidat, vendime që ishin para së gjithash një vlerësim për progresin e Shqipërisë dhe arritjet në zgjedhjet e fundit parlamentare, të cilësuara si zgjedhje që përmbushën angazhimet kryesore të OSBE-ODIHR. Casini dhe Jozefina Topalli ndanë mendimin se marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore mes të dy vendeve janë një bazë solide për të zgjeruar dhe thelluar më tej bashkëpunimin dypalësh, në të gjitha fushat.
...