E Diel, 1 Nëntor 2026

Marredheniet me Shkupin Berisha takim me Menduh Thacin

Kryeministri Berisha u takua me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi. Në takim u fol për zgjedhjet e 8 majit, ku sipas kryeministrit Berisha vendimet e kolegjit zgjedhor pasuruan doktrinën juridike shqiptare me gjetjet e konsoliduara në praktikën gjyqësore të gjykatave të SHBA-së.

Në këtë takim, Berisha u shpreh se përpjekjet e shumta për zvarritjen e procesit kishin për qëllim që të mohohej vullneti i shprehur qartë i 762 qytetarëve të Tiranës. Pjesë e këtij takimi ishte edhe çështja e integrimit euroatlantik i cilësuar si ideal kombëtar dhe interesi më i mirë i të ardhmes së shqiptarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›