E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshja, Bankers Petrolium kërkime për naftë në Divjakë

TIRANE- Kompania kanadeze Bankers Petrolium që shfrytëzon fushën e Patos-Marinzës do të kërkojë naftë dhe gaz edhe në zonën e Divjakës. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka nënshkruar me drejtuesin e kompanisë marrëveshjen për kërkime në Bllokun F. Ai ka deklaruar se prodhimi vendas i naftës është trefishuar gjatë viteve të fundit.

“Kompania do të investojë rreth 15 milionë dollarë për kërkim dhe për zhvillim të kësaj zone dhe pastaj gazin apo naftën që mund të nxjerrë aty mund ta përdorë për nevoja të veta apo për nevoja të tregut të gjerë në Shqipëri apo dhe jashtë Shqipërisë. Mua më vjen shumë mirë që bashkë me kompaninë Bankers Petrolium kemi arritur pothuajse të trefishojmë prodhimin e naftës në vend në pak vite.” u shpreh Ministri Prifti.

ndërkohë drejtuesi i kompanisë Bankers Petrolium ka garantuar se investimet në Shqipëri në fushën e hidrokarbureve do të vazhdojnë. Kompania kanadeze ka investuar deri tani një shumë prej 400 milionë euro.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›