Prokuroria: Eduard Belegu është rrëmbyer
TIRANE- Eduart Belegu, ish-këshilltari i ministrit të Energjetikës, i zhdukur pas më shumë se tri javësh dyshohet të jetë rrëmbyer. Burime nga prokuroria e Pëgjithshme thonë se organi i akuzës po heton si pistë kryesore atë të rrëmbimit të personit, pasi nga verifikimet e deritanishme nuk rezulton asnjë e dhënë që Eduart Belegu të jetë larguar me dëshirën e tij. Të paktën 30 persona të cilët kanë njohje me ish-administratorin e kompanisë “Darfo” janë marrë në pyetje këto ditë, pas zhdukjes së tij. Këta kanë qenë personat e fundit që Belegu ka kontaktuar në telefon, të cilët gjatë pyetjes kanë konfirmuar se Belegu nuk u ka shfaqur ndonjë shqetësim apo problem gjatë kontaktit që kanë pasur me të. Ndërkaq nga Prokuroria e Krimeve të Rënda është kërkuar edhe zbardhja e teksteve të mesazheve që Eduart Belegu ka nisur gjatë 24 orëve të fundit para se të zhdukej, prej nga ku mund të dalin mjaft detaje me vlerë për hetimin.
Eduart Belegu, ish-administratori i kompanisë “Darfo”, u zhduk pak ditë pas lirimit nga Gjykata e Lartë. Ai u arrestua më 16 nëntor 2009, bashkë me Artur Belegun, me detyrë magazinier i “Darfo”, Tonin Gjonaj, ish-drejtor dhe Fatos Pengu, ish-përgjegjës po në këtë kompani. Të tre personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shfrytëzuar detyrën kanë kryer shitje të konsiderueshme skrapi dhe asetesh, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 6.5 milionë eurosh.
Ky abuzim dyshohet të jetë bërë përgjatë viteve 2004-2007, kur shteti ka marrë me koncesion Uzinën e Ferrokromit, në ish-Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit.
(m.a/News24/BalkanWeb)