E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marreveshja Kosove-Serbi, debate rreth zbatimit

Delegacionet e Kosoves dhe te Serbise nuk kane arritur te marte te afrojne qendrimet rreth nje plani te marreveshjes te arritur kohe me pare dhe eshte thene qe takimi do te vazhdoje edhe gjate dites se sotme. Duke folur pas ketij takimi, zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci, i cili ka udhehequr delegacionin kosovar ne takim, ka thene:

“Te dy palet i kemi shprehur qendrimet tona dhe neser mendoj se zoti Gentilini do te na e paraqes neve nje projekt plan te ri sa i perket planit te zbatimit dhe shpresoj qe do te diskutojme per te”, ka thene Kuci. Ai po ashtu ka thene se pa nje plan te zbatimit, marreveshja eshte zero. Kuci nuk ka dashur t’i komentoje akuzat qe ka bere pala serbe ndaj delegacionit te Kosoves per ate qe Serbia e quan “mungese te fleksibilitetit” nga ana e Prishtines. I pyetur per kete, Kuci ka thene: “Nuk dua ta akuzoj askend, ne jemi ketu per te arritur planin e zbatimit dhe jo per negociata tjera, por per marreveshjen qe kemi arritur. Ata duan te arrijne dicka pertej marreveshjes apo ndoshta nje marreveshje tjeter”, ka thene zevendeskryeministri i Kosoves. Perderisa nga ana e BE-se, nuk kane dashur zyrtarisht te prononcohen lidhur me rrjedhen e takimit te se martes. Pala serbe ka dhene disa ide te reja, sipas te cilave duket qarte se palet nuk jane shume afer pajtimit.

Keshilltari i presidentit te Serbise, Marko Gjuriq, i cili udheheq delegacionin serb ne kete takim, ka thene se Serbia kerkon qe te diskutohet ne nivel te larte politik edhe per disa ceshtje jetike, te cilat deri me tani nuk jane perfshire ne marreveshje. Ai, ne kete aspekt, ka permendur pozicionin e Kishes Ortodokse serbe, ceshtjen e pasurise, si dhe kushtet e integrimit te serbeve neper institucionet e Prishtines. Ai ka thene se nese arrihet marreveshje apo jo, varet me se shumti nga fleksibiliteti i pales se Prishtines, dhe ka thene se pala evropiane, ka pasur mirekuptim per kerkesat e Serbise dhe ne keto takime. Te dyja palet kane konfirmuar se takimi do te vazhdoje neser. Nderkohe, diplomatet e shteteve anetare te BE-se, kane terhequr verejtjen se pa nje plan te zbatimit te marreveshjes dhe pa fillimin e zbatimit te saj, do te jete shume veshtire qe shtetet anetare te BE-se, ne samitin e qershorit, te marrin nje vendim pozitiv per t’i dhene Serbise daten e nisjes se negociatave per anetaresimin. Por, burime te BE-se kane thene se zbatimi i marreveshjes nuk do te jete i lehte. Pala kosovare, kohe me pare ka bere te ditur se pret qe te arrihet nje pajtim per planin e zbatimit te marreveshjes, dhe ai plan, se bashku me marreveshjen do te duhej te nenshkruhej nga te dy kryeministrat, Hashim Thaci dhe Ivica Dacic, si dhe baronesha Catherine Ashton.

Dacic: Nuk duam ta imponojme marreveshjen

Kryeministri i Serbise, Ivica Dacic, tha sot se zbatimi i Marreveshjes per normalizimin e raporteve me Prishtinen, pa pajtueshmerine e serbeve te Kosoves, mund te sjelle pasoja te demshme. “Ne nuk deshirojme qe me force ta imponojme dhe implementojme marreveshjen”, u tha Dacic gazetareve ne qeverine e Serbise, pas takimit me nje delegacion te serbeve te Kosoves. Ai shtoi se “Qeveria e Serbise qendron prane vendimit te saj dhe ne interes te Serbise eshte qe marreveshja te realizohet”. Dacici ka vleresuar se bisedimet me delegacionin e serbeve te Kosoves ishin korrekte dhe se zbatimi i marreveshjes duhet te behet ne interes te “njerezve te zakonshem, te cilet i kane vendet e punes dhe jeten ne Kosove”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›