E Diel, 1 Nëntor 2026

MJP, marrëveshja Kosovë-Serbi: Një hap drejt integrimit të Kosovës në BE

Në një deklaratë dhënë për shtyp, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Serbisë dhe Kosovës për menaxhimin e integruar të kufijve.

Arritjen e kësaj marrëveshjeje, MPJ-ja shqiptare e vlerëson si shprehje të vullnetit të mirë për të bashkëpunuar në zgjidhjen e çështjeve praktike mes këtyre dy vendeve, dhe si një hap drejt integrimit të Kosovës në BE.

“Shprehim besimin se zbatimi sa më shpejt i marrëveshjes IBM dhe marrëveshjeve të mëparshme, të arritura me angazhimin e përbashkët të BE-së dhe SHBA-së, do të kontribuojnë në funksionimin më të mirë të sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, në veçanti në kufirin mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, duke ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve në të dy vendet”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›