Stefanoviç shfajësohet për moszbatimin e marrëveshjeve
Shefi i ekipit negociator serb, Borislav Stefanoviç, ka deklaruar se në qeveri dhe në koalicionin qeveritar ekziston konsensusi për të zbatuar çdo gjë që është arritur në marrëveshjen në Bruksel. Ai ka thënë se kjo edhe do të ndodhë në afatin sa më të shkurtër.
“Zbatimi do të ndodhë në sa më shpejt. Qeveria do të marrë vendime për tema si liria e lëvizjes, kadastrat dhe librat amëz… dhe menjëherë do të fillojë me zbatimin e tyre, ka sqaruar Stefanoviç.
Ai ka shtuar se burokracia po e rëndon këtë zbatim dhe ka rekomanduar se së shpejti do të jemi dëshmitarë se që të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel do të ekzekutohen.
Ai është shprehur se pohimet e disa ekspertëve, të cilët shprehen se Serbia e ka njohur Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, janë të pasakta dhe keqdashëse.
Stefanoviç ka thënë se për vazhdimin e dialogut me Kosovën nuk është i nevojshëm miratimi i dokumentit të ri për Kosovën, por atë e ka quajtur të mirëseardhur. / Koha.net