Siri, 40 të vrarë në protestat popullore
Të paktën 40 persona, gjysma e të cilëve ushtarë, janë vrarë dje në Siri, në afërsi të kufirit me Jordaninë. 40 viktimat ishin pasojë e përleshjeve mes protestuesve, forcave të rendit dhe ushtrisë.
Sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut, të paktën 20 veta, të gjithë civilë protestues, janë vrarë nga ushtarët e regjimit të presidentit Bashar al Asad në Khirbet Ghazaleh.
Të paktën 19 të vrarë të tjerë numërohen në radhët e forcave të rendit dhe ushtrisë siriane në të njëjtën përleshje.