Topi: Marrëveshja sjell paqe dhe stabilitet në rajon
Tiranë- Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Sërbisë, ku sipas tij marrveshja i hapi rrugën Kosovës drejt BE-së, por njëkohësisht solli dhe stabilitetin në rajon.
Marrëveshjet e mësipërme midis Kosovës dhe Serbisë, jo vetëm i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në rajon, por janë një hap konkret drejt rrugës së përbashkët në integrimin evropian. Ato i shërbejnë pjesëmarrjes me të drejta të plota të Kosovës në të gjitha veprimtaritë rajonale, paqes dhe prosperitetit të popujve të Ballkanit, si pjesë e rëndësishme e Evropës demokratike,- thuhet në njoftimin për shtyp në faqen zyrtare të presidencës.
Më tej, theksohet se arritja e një bashkëpunimi rajonal nuk cënon sovranitetin e Kosovës por i jep asaj të drejta të plota në rajon
Këto marrëveshje, të arritura me një vullnet politik të përbashkët dhe me mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, nuk cënojnë parimet e pavarësisë së Kosovës, si shtet i pavarur, që tashmë njihet zyrtarisht nga 88 vende anëtare të OKB-së, dhe as integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit,- thuhet në deklaratë.
Kliti Topalli/ IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Marrëveshja, Klinton: Serbia dhe Kosova hapën rrugën drejt BE-së Washington- Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë është përshëndetur...
- Ministeriali i Mbrojtjes A5, Topi: Ndarjet në rajon, të refuzohet çdo përpjekje Durrës- Kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi është shprehur në...
- Kosova gati për 4-vjetorin e Pavarësisë, Clinton dhe Topi urojnë Jahjagën Kosovë- Nesër Kosova feston katër vjetorin e shpalljes së Pavarësisë...