Parlamenti i Spanjës miraton pakon e ndihmës ekonomike

Parlamenti spanjoll miratoi një paketë ndihmash ekonomike në përpjekje për të luftuar krizën e borxhit evropian.
Socialistët në fuqi në Spanjë miratuan vetëm me një votë më shumë, paketën prej 18 miliardë dollarësh e cila përfshin shkurtimin e pagave për punonjësit civilë.
Në një zhvillim tjetër, Sekretari amerikan i Thesarit tha se Amerika dhe Gjermania janë dakord se sistemi financiar global ka nevojë për reforma.
Timothy Geithner i bëri komentet, në Berlin pas takimit me Ministrin gjerman të Financave Wolfgang Scheuble. Geithner po u kërkon kolegëve evropianë të sigurojnë tregjet se kriza financiare nuk do të përhapet.
Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe vende të tjera të BE-së kanë pasur mosmarrëveshje për reformën e sistemit financiar pas krizës më të rëndë ekonomike në disa dekada.
Zyrtarët gjermanë kanë thënë se traktati i BE-së duhet të ndryshojë për të pasur sanksione më të rrepta ndaj vendeve të kalojnë kufirin e deficitit.
Pas krizës së rëndë, në të cilën është zhytur Greqia, ekziston frika se me një krizë të tillë mund të përballen edhe disa shtete tjera të BE-së, para se gjithash Spanja dhe Portugalia.