Marrëveshja e dështuar mes bursave
Titulli i njoftimit të brendshëm,
që shefi ekzekutiv i Bursës gjer
mane, Reto Francioni, ia
shpërndau bordit të drejtorëve një
javë më parë, ishte ndoshta një ndër
anët më pak të rëndësishme të dokumentit,
emri i koduar i të cilit ishte
"Rudolf". Sipas pjesës më të madhe
të komenteve që iu bënë, përmbajtja
e njoftimit mund të konsiderohej
si shumë e guximshme për të
mos thënë e çartur. Sipas materialit,
Bursa gjermane (Deutsche Borse
AG) kishte marrë në konsideratë një
shkrirje të mundshme të saj me
Bursën e Nju Jorkut (New York Stock
Exchange). Të dyja kompanitë
dëshironin t‘i bashkonin forcat për
të krijuar kështu një operator lider
në tregjet financiare, me një fuqi e
forcë të padiskutueshme. Për këtë
ishin zhvilluar shumë takime në të
dyja anët e Atlantikut nga personat
e ngarkuar për realizimin e një synimi
të tillë dhe operacioni ndodhej
në pikën e përcaktimit të detajeve
të hollësishme për realizimin e tij.
Madje, me një gjë të tillë po merreshin
sigurisht të dy shefat e mëdhenj.
Komiteti ekzekutiv i Bursës
gjermane kishte miratuar një memo
prej 13 faqesh, e cila i hapte rrugën
vazhdimësisë së negociatave, të
cilat konsideroheshin "top sekret".
Kaq e vërtetë është një gjë e tillë, sa
një pjesë e madhe e anëtarëve të
bordit mbikëqyrës të bursës nuk e
kishin fare idenë se çfarë po
ndodhte në kurrizin e tyre. Ndërkohë
ata që po merreshin në fshehtësi
me realizimin e një plani të tillë ishin
thuajse të sigurt se plani do të
miratohej nga bordi mbikëqyrës i
Bursës në mbledhjen e tij të radhës,
që do të zhvillohej pikërisht dje. Të
paktën kjo duhej të kishte qenë
rrjedha normale e ngjarjeve të "komplotuesve",
por në të kundër të
saj, ditën e diel, pra dy ditë më parë,
në një njoftim të papritur të Bursës
gjermane thuhej shprehimisht se
"pas një vlerësimi konstant e të
gjithanshëm dhe shqyrtimit të të
gjitha opsioneve të mundshme, negociatat
me NYSE për një shkrirje të
mundshme përfunduan pa ndonjë
rezultat konkret". Pas një lajmi të
tillë, aksionet në Bursën gjermane
shënuan dje një rritje të ndjeshme.
Megjithatë, duke pasur parasysh
mënyrën e fshehtë të zhvillimit të
ngjarjeve, shumëkush pyet me të
drejtë nëse njoftimi përputhet me të
vërtetën, apo është një rreng më
vete? Nëse shefi ekzekutiv Francioni
do të kishte pasur sukses në operacionin
e shkrirjes me Nju Jorkun,
atëherë pavarësia e Bursës së Frankfurtit,
e krijuar 423 vjet më parë, do
të ishte vënë në një rrezik shumë të
madh dhe e gjithë kjo ndërmarrje
nuk mund të mos kishte pasur pasoja
të pashërueshme edhe për vetë
ekonominë gjermane e qenësinë e
saj si një qendër financiare. Bursa
gjermane luan një rol shumë të
rëndësishëm dhe lider në shumë
tregje financiare botërore. Ajo drejton
shkëmbimin më të madh të derivativave,
menaxhon numrin më të
madh të sigurimeve në krahasim
me të gjitha institucionet e tjera financiare
në Evropë dhe pavarësisht
krizës financiare ka pasur këtë vit rezultate
pozitive në punën dhe veprimtarinë
e saj. Kompania pret një
arritje prej 1.27 miliardë dollarësh
për vitin 2008. Bursa e Nju Jorkut, pavarësisht
emrit dhe namit të saj
mjaft të madh, ka shumë më pak se
gjermanët për të ofruar në një marrëveshje
të mundshme shkrirjeje.
Arsyet për këtë janë të shumta, që
nga mënyra se si menaxhohen operacionet
dhe se si luhet me aksionet,
e deri te kush e bën vërtet lojën
në bursë. Vlera e tregut e bursës njujorkeze
është sa një e dyta e asaj
gjermane. Megjithatë, sipas dokumenteve
që i kanë rënë në dorë revistës
gjermane "Spiegel", të dy
partnerët që kanë zhvilluar negociatat
kishin parashikuar në pikat e
marrëveshjes një shkrirje mes partnerësh
që janë të barabartë, çka ishte
në disfavor total të gjermanëve.
Të dyja palët ishin angazhuar që të
krijonin një kompani të përbashkët
në Holandë, që më pas do të merrte
në zotërim Bursën gjermane. Në një
fazë të dytë, kompania e krijuar do
të shkrihej me degën amerikane të
kompanisë së krijuar në Holandë,
por këtë herë sipas ligjeve amerikane.
Një nga shqetësimet e fundit
të kësaj marrëveshjeje sekrete kishte
qenë në lidhje me vendin ku do të
ngrihej kompania që do të krijohej
fillimisht për të marrë në dorëzim
Bursën gjermane, pra nëse ishte apo
jo e përshtatshme Holanda për një
operacion të tillë. Holanda njihet si
një vend me një sistem taksash relativisht
të ulëta. Gjithmonë sipas
planit, shefi i madh i Bursës gjermane,
Francioni, do të mbante titullin
e "shefit" të kësaj superburse,
që fillimisht do t‘i kishte zyrat e saj
në Frankfurt. Ndërkohë që i gjithë
operacioni do të drejtohej nga një
amerikan, i cili do të ishte edhe shefi
ekzekutiv i zyrave të Nju Jorkut. Të
dy burrat do të drejtonin një drejtori
me 16 anëtarë, të cilët do zgjidheshin
nga të dyja kompanitë dhe
do emëroheshin në bazë rotacioni
po prej tyre. Anëtari i bordit ekzekutiv
i Bursës gjermane, Andreas
Preuss, ishte propozuar si zëvendësshef
i kësaj njësie të re që do
të krijohej. Funksionet shtesë do të
ndaheshin mes zyrave dhe zyrtarëve
të Nju Jorkut e Frankfurtit. Në
letër dukej si një marrëveshje
"hyjnore", e ngjashme me atë që
kohë më parë arriti që të realizonte
shkrirjen e Daimler me Chrysler. Ajo
që të bie në sy është se Francioni dhe
këshilltarët e tij nga "Deutche
Bank" ishin shumë të kujdesshëm
që të mos informonin askënd në
lidhje me planin e tyre ambicioz. Kur
zëdhënësi i Bursës gjermane u pyet
për të komentuar në lidhje me
thashethemet për sa më sipër, ai u
përgjigj se Bursa po vlerësonte tërësinë
e opsioneve që i ishte ofruar. Ajo
që dihet është se marrëveshja e
planifikuar është një marrëveshje
që nëse do të ishte shpallur, do të
ishte tërësisht kontradiktore dhe e
shumëdiskutuar. Qeveria gjermane
duhej të kishte vënë në dijeni për një
marrëveshje që do të kishte pasur
ndikim në ekonominë e vendit.
"Modeli i biznesit të Bursës gjermane
është një aset shumë me vlerë, që ka
nevojë të mbrohet", ka bërë të ditur
Roland Koch, guvernatori i shtetit të
Hessenit, në të cilin ndodhet Frankfurti.
Ajo që përbën me të vërtetë një
shqetësim është fakti që i gjithë ky
operacion, që do të kishte ndikim në
ekonominë gjermane, është mbajtur
në fshehtësi. Pjesa më e madhe e
anëtarëve të bordit mbikëqyrës të
Bursës nuk kishin dijeni për marrëveshjen.
Deri në fund, çështja më
e rëndësishme e axhendës ishte
dorëheqja e kryetarit mbikëqyrës të
bordit, zotit Kurt Viermetz. Aktualisht,
në lidhje me planin sekret do të
ketë shumë më tepër kundërshti nga
sa pritej fillimisht.
që shefi ekzekutiv i Bursës gjer
mane, Reto Francioni, ia
shpërndau bordit të drejtorëve një
javë më parë, ishte ndoshta një ndër
anët më pak të rëndësishme të dokumentit,
emri i koduar i të cilit ishte
"Rudolf". Sipas pjesës më të madhe
të komenteve që iu bënë, përmbajtja
e njoftimit mund të konsiderohej
si shumë e guximshme për të
mos thënë e çartur. Sipas materialit,
Bursa gjermane (Deutsche Borse
AG) kishte marrë në konsideratë një
shkrirje të mundshme të saj me
Bursën e Nju Jorkut (New York Stock
Exchange). Të dyja kompanitë
dëshironin t‘i bashkonin forcat për
të krijuar kështu një operator lider
në tregjet financiare, me një fuqi e
forcë të padiskutueshme. Për këtë
ishin zhvilluar shumë takime në të
dyja anët e Atlantikut nga personat
e ngarkuar për realizimin e një synimi
të tillë dhe operacioni ndodhej
në pikën e përcaktimit të detajeve
të hollësishme për realizimin e tij.
Madje, me një gjë të tillë po merreshin
sigurisht të dy shefat e mëdhenj.
Komiteti ekzekutiv i Bursës
gjermane kishte miratuar një memo
prej 13 faqesh, e cila i hapte rrugën
vazhdimësisë së negociatave, të
cilat konsideroheshin "top sekret".
Kaq e vërtetë është një gjë e tillë, sa
një pjesë e madhe e anëtarëve të
bordit mbikëqyrës të bursës nuk e
kishin fare idenë se çfarë po
ndodhte në kurrizin e tyre. Ndërkohë
ata që po merreshin në fshehtësi
me realizimin e një plani të tillë ishin
thuajse të sigurt se plani do të
miratohej nga bordi mbikëqyrës i
Bursës në mbledhjen e tij të radhës,
që do të zhvillohej pikërisht dje. Të
paktën kjo duhej të kishte qenë
rrjedha normale e ngjarjeve të "komplotuesve",
por në të kundër të
saj, ditën e diel, pra dy ditë më parë,
në një njoftim të papritur të Bursës
gjermane thuhej shprehimisht se
"pas një vlerësimi konstant e të
gjithanshëm dhe shqyrtimit të të
gjitha opsioneve të mundshme, negociatat
me NYSE për një shkrirje të
mundshme përfunduan pa ndonjë
rezultat konkret". Pas një lajmi të
tillë, aksionet në Bursën gjermane
shënuan dje një rritje të ndjeshme.
Megjithatë, duke pasur parasysh
mënyrën e fshehtë të zhvillimit të
ngjarjeve, shumëkush pyet me të
drejtë nëse njoftimi përputhet me të
vërtetën, apo është një rreng më
vete? Nëse shefi ekzekutiv Francioni
do të kishte pasur sukses në operacionin
e shkrirjes me Nju Jorkun,
atëherë pavarësia e Bursës së Frankfurtit,
e krijuar 423 vjet më parë, do
të ishte vënë në një rrezik shumë të
madh dhe e gjithë kjo ndërmarrje
nuk mund të mos kishte pasur pasoja
të pashërueshme edhe për vetë
ekonominë gjermane e qenësinë e
saj si një qendër financiare. Bursa
gjermane luan një rol shumë të
rëndësishëm dhe lider në shumë
tregje financiare botërore. Ajo drejton
shkëmbimin më të madh të derivativave,
menaxhon numrin më të
madh të sigurimeve në krahasim
me të gjitha institucionet e tjera financiare
në Evropë dhe pavarësisht
krizës financiare ka pasur këtë vit rezultate
pozitive në punën dhe veprimtarinë
e saj. Kompania pret një
arritje prej 1.27 miliardë dollarësh
për vitin 2008. Bursa e Nju Jorkut, pavarësisht
emrit dhe namit të saj
mjaft të madh, ka shumë më pak se
gjermanët për të ofruar në një marrëveshje
të mundshme shkrirjeje.
Arsyet për këtë janë të shumta, që
nga mënyra se si menaxhohen operacionet
dhe se si luhet me aksionet,
e deri te kush e bën vërtet lojën
në bursë. Vlera e tregut e bursës njujorkeze
është sa një e dyta e asaj
gjermane. Megjithatë, sipas dokumenteve
që i kanë rënë në dorë revistës
gjermane "Spiegel", të dy
partnerët që kanë zhvilluar negociatat
kishin parashikuar në pikat e
marrëveshjes një shkrirje mes partnerësh
që janë të barabartë, çka ishte
në disfavor total të gjermanëve.
Të dyja palët ishin angazhuar që të
krijonin një kompani të përbashkët
në Holandë, që më pas do të merrte
në zotërim Bursën gjermane. Në një
fazë të dytë, kompania e krijuar do
të shkrihej me degën amerikane të
kompanisë së krijuar në Holandë,
por këtë herë sipas ligjeve amerikane.
Një nga shqetësimet e fundit
të kësaj marrëveshjeje sekrete kishte
qenë në lidhje me vendin ku do të
ngrihej kompania që do të krijohej
fillimisht për të marrë në dorëzim
Bursën gjermane, pra nëse ishte apo
jo e përshtatshme Holanda për një
operacion të tillë. Holanda njihet si
një vend me një sistem taksash relativisht
të ulëta. Gjithmonë sipas
planit, shefi i madh i Bursës gjermane,
Francioni, do të mbante titullin
e "shefit" të kësaj superburse,
që fillimisht do t‘i kishte zyrat e saj
në Frankfurt. Ndërkohë që i gjithë
operacioni do të drejtohej nga një
amerikan, i cili do të ishte edhe shefi
ekzekutiv i zyrave të Nju Jorkut. Të
dy burrat do të drejtonin një drejtori
me 16 anëtarë, të cilët do zgjidheshin
nga të dyja kompanitë dhe
do emëroheshin në bazë rotacioni
po prej tyre. Anëtari i bordit ekzekutiv
i Bursës gjermane, Andreas
Preuss, ishte propozuar si zëvendësshef
i kësaj njësie të re që do
të krijohej. Funksionet shtesë do të
ndaheshin mes zyrave dhe zyrtarëve
të Nju Jorkut e Frankfurtit. Në
letër dukej si një marrëveshje
"hyjnore", e ngjashme me atë që
kohë më parë arriti që të realizonte
shkrirjen e Daimler me Chrysler. Ajo
që të bie në sy është se Francioni dhe
këshilltarët e tij nga "Deutche
Bank" ishin shumë të kujdesshëm
që të mos informonin askënd në
lidhje me planin e tyre ambicioz. Kur
zëdhënësi i Bursës gjermane u pyet
për të komentuar në lidhje me
thashethemet për sa më sipër, ai u
përgjigj se Bursa po vlerësonte tërësinë
e opsioneve që i ishte ofruar. Ajo
që dihet është se marrëveshja e
planifikuar është një marrëveshje
që nëse do të ishte shpallur, do të
ishte tërësisht kontradiktore dhe e
shumëdiskutuar. Qeveria gjermane
duhej të kishte vënë në dijeni për një
marrëveshje që do të kishte pasur
ndikim në ekonominë e vendit.
"Modeli i biznesit të Bursës gjermane
është një aset shumë me vlerë, që ka
nevojë të mbrohet", ka bërë të ditur
Roland Koch, guvernatori i shtetit të
Hessenit, në të cilin ndodhet Frankfurti.
Ajo që përbën me të vërtetë një
shqetësim është fakti që i gjithë ky
operacion, që do të kishte ndikim në
ekonominë gjermane, është mbajtur
në fshehtësi. Pjesa më e madhe e
anëtarëve të bordit mbikëqyrës të
Bursës nuk kishin dijeni për marrëveshjen.
Deri në fund, çështja më
e rëndësishme e axhendës ishte
dorëheqja e kryetarit mbikëqyrës të
bordit, zotit Kurt Viermetz. Aktualisht,
në lidhje me planin sekret do të
ketë shumë më tepër kundërshti nga
sa pritej fillimisht.