Në Belgjikë, pikëpyetjet e ekzistencës së shtetit kanë ardhur në rendin e ditës
Belgjika - ose më mirë, ajo që mbetet – është ende në këmbë. Fytyra e saj është pak e buhavitur, e fryrë dhe përpiqet të marrë atë pak oksigjen që i është dhënë deri të enjten e ardhshme. Zemra e saj nuk rreh më. Mirëpo a ka ende kuptim të besojmë në Belgjikën? Ndofta është një paradoks i historisë që për të ndihmuar vendin - duke deklaruar se kriza do të rrezikonte mirëqenien e të gjithë qytetarëve të saj - duhet të jetë një dyshe e pazakontë si mbreti Albert i II dhe Iv Leterme: një monark që sheh se po i rrëzohet mbretëria e tij dhe një Kryeministër, i cili ishte i pari ultras që i fryu flakës së nacionalizmit. Mesazhi i tyre i përbashkët është litari i fundit i shpëtimi, por pyesim pak veten sesa do të mbështeten në veri vendit.
Tre vjet më parë kishim parë të tmerruar votimin historik që kishte bërë kundërshtarë flamanët e valonët në ndarjen e Belgjikës. Atë ditë vdiq një ide e bashkuar e Belgjikës. Qytetarët dje ishin të trembur, sepse kanë parë qartësisht faktin se vendi i tyre është duke u zhytur në një kaos të papërshkrueshëm e të pakuptueshëm, dhe i paqeverisshëm. Një pyetje lind spontane pas këtyre muajve negociatash pa fund, plot procesverbale sharjesh, dhe një lufte të vërtetë ndërkomunitare: Belgjika, mund të mbijetojë kështu siē është? Dje ka ndodhur diēka serioze. Partitë flamane kanë instrumentalizuar parlamentin, duke u përpjekur të vendosin me shumicë votash Bhv që pakica opozitare nuk pranonte, duke përmendur argumentime ligjore shumë të diskutueshme. Ishte e mundur të ndaloheshin? Për një moment u duk se kishte vetëm një heshtje të madhe në përgjigje të këtyre pyetjeve. Një boshllëk pushteti. Ekzistojnë vende në të cilën gjeneralë të Forcave të Armatosura përfitojnë nga këto momente pasigurie për të marrë pushtetin. Për fat të mirë ky nuk është rasti ynë, por, edhe ne, kemi demonët tanë. Kanë marrë tiparet e një grupi të djathtë ekstremistësh, të cilët këndojnë "Vlaamse Leeuë" (Luani flamand, është një himn etnik) në mes të Dhomës së deputetëve, krenarë, pa folur dikush që të mos i lejonte të hynin në këtë vend simbol të demokracisë federale. Një shfaqje tërqethëse. Një njollë në imazhin e vendit, që do të mbetet e pashlyeshme. Natyrisht është gjest i një grupi fanatikësh, por është edhe një simbol i këtij vendi, nga kriza në krizë, që mund të përfundojë vetëm aty ku mund ta ēojnë partitë Vlaams Belang (interesi Flaman) dhe N-Va (Aleanca e re flamane)
është e nevojshme të formulojmë pak disa pyetje të pakëndshme. A ka kuptim që të ekzistojë një vend ku askush nuk e di nëse zgjedhjet e ardhshme do të jenë legjitime, në një vend ku ligji është maxhoritar, në një vend në të cilin askush nuk është në gjendje të gjejë një kompromis, sado të vogël, aq thelbësore për mbijetesën e Belgjikës? A ka ende kuptim, siē thotë Zhan Luk Dehaene, që të jetojnë së bashku njerëz me opinione kaq konfliktuoze, të luftosh më kot për zonat zgjedhore, për kodet e rezidencat, për emërimin e kryetarëve të komunave e bashkive, të negociosh kompromise dhe bisedime që vazhdimisht janë të sfiduara, të mbash në këmbë një shtet federal sikur të ishte një kukull? Sot do të jenë flamanët që do thonë: “I gjithë faji është i frankofonëve, të cilët nuk duan të lëshojnë asgjë dhe as që kujdesen për flamanët”. Dhe do të ketë valonë të cilët do të thonë: "I gjithë faji është i flamandëve, që duan të përjashtojnë vallonët nga Flandra”. Por nëqoftëse nuk ka më asnjë flamand e as vallon që mund të jetë në gjendje të bëjë një marrëveshje që të lejojë që vendi ta kapërcejë këtë gjendje qorrsokaku, dhe sidomos për të paraprirë një rrugë që mund të ecet së bashku, atëherë me të vërtetë duhet të pyesim nëse ka një kuptim që Belgjika të ekzistojë, dhe mbi të gjitha të pranojë pasojat e kësaj përgjigjeje. Duhet të mendojmë një arsye tjetër duke pasur rrezikun që u japim nacionalistëve flamanë? Po, sepse do të jenë ata që do të brohorasin se kemi fituar.
Ka ende kuptim që të ekzistojë ky vend? Ne duhet të besojmë, përgjithmonë. Por ky mendim vlen shumë pak, nëse nuk ndahet nga një numër i mjaftueshëm njerëzish të gatshëm të besojnë në këtë ide, për të punuar me këtë ide, për ta bërë të mundshme. Nëse kjo krizë vazhdon, do të thotë se ky vullnet nuk ekziston. Dhe është pikërisht kjo përshtypja.