E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Në 100 vjetorin e Pavarësisë, Shqipëria të festojë edhe marrjen e statusit kandidat”

15-03-2012 / Gazeta 55

Ambasadori danez në Tiranë, Karsten Jensen


“Do të ishte e mrekullueshme që Shqipëria në 100-vjetorin e pavarësisë së vendit të merrte edhe statusin e vendit kandidat për anëtarësimin në BE”. Kështu u shpreh dje ambasadori danez në vend tonë, vendi i të cilit ka presidencës e radhës të Bashkimit Evropian, Karsten Jensen, sipas të cilit mjafton vullneti i mirë i politikanëve shqiptarë për plotësimin e 12 rekomandimeve, si kushti për anëtarësim. “Janë 12 gjëra që duhen plotësuar, dhe kjo nuk do të thotë që ky proces është më i vështirë se sa të ngjitesh në majën e Everestit. Është diçka që mund të arrihet nëse ekziston vullneti i mirë. Mendoj që të gjithë në Europë besojnë se politikanët shqiptarë do të përmbushin ato që kërkohen. Do të ishte e mrekullueshme që shqiptarët në rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë të merrnin edhe statusin dhe kjo është vetëm në dorën e politikanëve që të tregojnë që e kanë vullnetin e duhur për këtë”, u shpreh ambasadori Jensen. Nga qyteti i Elbasanit ku mbërriti për të festuar ditën e verës diplomati danez ka vlerësuar edhe zgjedhjen e kreut të opozitës dhe kryeministrit për të festuar të dy në të njëjtin qytet. “Mendoj që është një shenjë shumë e mirë Kryeministri dhe kryetari i opozitës kanë zgjedhur të vijnë këtu për ditën e verës dhe shpresoj që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe në vazhdim”, vijoi ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›