E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia akuza 2 mjekëve, për vdekjen e avokatit

Rusia ka akuzuar dy mjekë të burgut, në lidhje me vdekjen e avokatit Sergej Magnicki në një burg të Moskës. Lajmi u bë i ditur nga Komisioni Hetues, i cili tha se ka zbuluar lidhje të drejtpërdrejtë mes vdekjes së Magnickit dhe dy mjekëve.
 

Avokati 37-vjeçar vdiq nga një sëmundje e patrajtuar në nëntor të 2009-ës në burg, ku ishte në pritje të gjykimit për evazion fiskal.
Përkrahësit thonë se shëndeti i tij është lënë qëllimisht pas dore, në përpjekje për të heshtur avokatin që kishte akuzuar disa zyrtarë rusë për keqpërdorim të taksave.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›