Marrëveshja me CEZ mbyllet në shkurt
Sipas ministrit Ruli, diskutimet kryesore kanë qenë në lidhje me Deklaratën Rregullatore, e cila shpreh parametrat kryesorë, sipas të cilave kompania do të operojë në 5 vitet e ardhshme. Në bisedime me CEZ janë përfshirë ERE, BB-ja si dhe ministria. Mes palëve është rënë dakord që të mos ketë rritje të çmimit në vitin 2009. Sa i takon humbjeve totale në rrjet, është rënë dakord një ulje me 4% në vitin 2010 dhe 2011, si dhe 9% në vitet 2012-2014. Për vitin 2009, humbjet nuk mund të jenë më të mëdha se ato të arritura në vitin 2008 (rreth 32,7%). Po kështu është parashikuar që kompania të ketë një target të përmirësimit të arkëtimit prej 1% në çdo periudhë rregullatore.