E Diel, 1 Nëntor 2026

Fëmijët e sëmurë, trajtim në Itali

Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, pati një vizitë zyrtare në Itali, ku përgjatë tri ditëve pati diskutime me zyrtarë në Romë, në Selinë e Shenjtë, Piza dhe Firence. Një nga lajmet e mira që solli delegacioni shqiptar është edhe diskutimi për një bashkëpunim në të ardhmen me spitalin pediatrik "Mayer" të Firences dhe pediatrisë së QSUT. Ministrja e Shëndetësisë u prit nga ministri i Shëndetësisë për Rajonin e Toskanës, Enrico Rossi. Në këtë takim, Godo kërkoi gatishmërinë e këtij rajoni për ndihmën në fushat e specializimit të stafit mjekësor, trajnimin në fushën menaxheriale, trajtim të një numri pacientësh, të cilët nuk mund të trajtohen në vendin tonë si edhe ndihmë në përmirësimin e teknologjisë mjekësore. Rossi shprehu angazhimin maksimal për ndihmën dhe mbështetjen e sistemit tonë shëndetësor.

Në spitalin universitar, "Bambino Gesu", ministria u prit nga Presidenti i këtij spitali, Giuseppe Profitti. Në këtë takim, u nënshkrua edhe marrëveshja e detajuar, për modalitetet, mënyrat dhe fushat e bashkëpunimit mes dy palëve në trajtimin e fëmijëve të sëmurë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›