Virozat, në krevat 5 mijë shqiptarë çdo javë
Viroza e stinës ka lënë në krevat 4-5 mijë shqiptarë çdo javë. Duke nisur nga muaji janar, kjo virozë ka prekur rreth 20 mijë qytetarë në të gjithë vendin. Shtama e virozës është ekzaminuar nga laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik dhe ka rezultuar se është shumë e ngjashme me shtamën e një viti më parë.
"Të gjithë ata që janë vaksinuar nga gripi kanë krijuar imunitet dhe kanë qenë të mbrojtur nga viroza që ka rënë. Nuk mund të themi që ka mbërritur virusi i gripit që po qarkullon në vendet e Evropës. Deri tani nga ekzaminimet e kryera ka rezultuar se shtama e gripit është e ngjashme me atë të një viti më parë", tha shefi i epidemiologjisë, në Institutin e Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku. Sipas tij, duke nisur nga muaji janar e deri sot janë prekur 4-5 mijë shqiptarë brenda një jave. Numri i të prekurve vetëm për këtë muaj mund të regjistrohet në rreth 20 mijë. Përsa i takon vaksinës, sipas Ulqinakut, ajo mund të merret në çdo kohë, por efikasitetin më të lartë e ka në muajin shtator-tetor-nëntor.
Të prekurit në Itali
Deri tani, sipas mediave të huaja, në Itali janë prekur rreth 400 mijë qytetarë nga gripi. Në javën e fundit numri i të prekurve ka shkuar në 400 mijë. Ndërkohë që problemet kryesore janë shqetësime respiratore. Në çdo një mijë pacientë 2 prej tyre ishin prekur nga gripi australian. Nga dhjetori e deri tani janë prekur 7 persona nga ky grip. Gjatë kohëve të fundit janë shtuar 10 herë më shumë shtrimet e pacientëve në spital, si dhe është dyfishuar numri i vizitave te mjeku i familjes.
Konsumi i medikamenteve të tërhequra nga farmacia është rritur me 15 për qind. Ndërkaq, është rritur ndjeshëm numri i kërkesave për t‘u ekzaminuar dhe diagnostikuar.
Virusi evropian
Virusi që "pushon" aktualisht në Evropë, pritet të mbërrijë në Shqipëri për pak kohë. Departamenti i sëmundjeve infektive të vendit tonë ka parashikuar se në muajin shkurt virusi i gripit do të mbërrijë edhe në Shqipëri. Deri tani, pavarësisht se në 24 orë paraqiten rreth 500 veta në urgjenca, spitale dhe qendra shëndetësore, rastet nuk mund të quhen të prekur nga gripi. Të gjithë këta pacientë me temperaturë, shqetësime me rrufën, kollën, apo stomakun, janë prekur nga virozat e stinës dhe jo nga gripi. Ndërsa "reja" që pritet të mbërrijë në muajin shkurt do të jetë më shqetësuese dhe më përfshirëse. Ajo që këshillohet nga mjekët është marrja e vitaminave dhe një dietë e shëndetshme popullore. Rreth 200 pacientë të vegjël në pediatri, mbi 100 në infektiv dhe rreth mbi 100 në urgjencën e kardiologjisë, kanë krijuar fluks pacientësh në spitalin universitar të Tiranës "Nënë Tereza". Simptomat e para të virozës janë këputje, dhembje koke, dhembje kyçesh, temperaturë, djegie të fytit, apo edhe shqetësime gastro-intestinale. Për fëmijët e vegjël, mjekët këshillojnë dhënien e paracetamolit, apo edhe banjat me ujë të vakët. Por në rastet kur temperatura është e lartë apo shqetësimet shëndetësore shtohen më tej, prindërit menjëherë duhet të paraqiten në urgjencë për t‘i dhënë ndihmën e shpejtë.