E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshja me Maqedoninë sot ose nesër

Kryeministri Hashim Thaçi ka njoftuar se ka biseduar me homologun e tij Maqedonas lidhur me situatën e krijuar në kufitin Kosovë-Maqedoni.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, tha sot se ka biseduar me kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski, me të cilin, siç deklaroi, kanë shprehur shqetësimet për situatën e krijuar nga bllokada në kufi.

“Jemi dakorduar që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt”, ka thënë Thaci. Ai deklaroi se kjo situatë nuk është e shëndetshme për asnjërën palë. Kryeministri në mbledhjen e Qeverisë, u tha vartësve të tij se puna e embargove do të mbyllet sot ose nesër prandaj ka angazhuar që të merret me këtë punë, zv kryeministrin Hajredin Kuçi, dhe zv. kryeministren dhe ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila. Ndërkohë Kusari Lila, ka njoftuar kabinetin se situata në kufi me Maqedoninë është po e njëjta. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›