Papës i dhurojnë një Renault të vjetër

Një klerik italian ia ka dhuruar papës Françesko një Renault 4 të bardhë e të vjetër njëzet vjet me të cilin do të vozitej nëpër Vatikan.
Automobilin, me 300.000 kilometra të kaluar, Papës ia ka dhuruar ati Renzo Zoka. Papa pastaj u vozit me veturë.
I njohur me mënyrën modeste të jetës, papa Françesko ka thënë se këtë tip veture e kishte ngarë edhe në atdhe, në Argjentinë.
Me dëshirojë që të inkurajojë kursimin në Kishë, Papa ka kërkuar evitimin e vozitjes me vetura të shtrenjta. Ati Zoka thotë se është mahnitur me përpjekjet e Papës që të ndërtojë “kishë për të varfër” dhe për këtë shkak u frymëzua për dhuratën.
“Ç’dhuratë më të mirë se Renault 4 timin të vjetër”, ai thënë ai dhe ka shtuar se është pasi papa e ftoi ta falënderonte për dhuratën.
Sigurimi i papës u shokua meqë vetë Papa mori çelësat dhe vendosmërisht e voziti Renault-in e vet “të ri”./Indeksonline/