E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa: LDK është e fuqishme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa theksoi se LDK është profilizuar si parti e qendrës së djathtë dhe sipas tij, fryma e re në këtë parti është frymë e së ardhmes.

Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, Mustafa theksoi LDK është shtrirë dhe regjeneruar me të rinj në tërë territorin e Kosovës.

“LDK nga një lëvizje e ideuar nga Dr Ibrahim Rugova për liri, pavarësi dhe demokraci është profilizuar në një parti të fuqishme të qendrës së djathtë. Ajo sot është pjesë e familjes së Partive Popullore Evropiane, është e fuqishme sa në Prishtinë, Podujevë e Istog, dhe aq në Prizren, Pejë, Ferizaj e Gjilan... Prandaj ua them të gjithëve le të bëhen gati për fitoren tonë, fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse kjo është fitore e Kosovës”, shprehet Mustafa./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›