E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marreveshja me OKB program bashkepunimi 4- vjecar

Një marrëveshje bashkëpunimi e cila do të mbështete dhe nga financime prej disa miliona dollarë është nënshkruar gjatë së hënës mes Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe qeverisë shqiptare. Pas nënshkrimit, kryeministri ka falenderuar OKB-në dha detaje për bashkëpunimin 4 vjeçar.

“Bashkëpunimi ynë me organizatat e Kombeve të Bashkuara është i gjerë dhe i suksesshëm, përfshin fusha nga më të rëndësishmet, nga teknologjia e informacionit, tek vdekshmëria foshnjore, migracioni, trafiqet, dhuna në familje dhe pothuajse çdo fushë. Ekoturizimi, trashëgimia kulturore, janë të panumërta fushat në të cilat bashkëpunojmë”- tha kryeministri Berisha.

Përfaqësuesja e OKB-së tha se fondet për financim janë gati për tu dhënë, vendim ky që vjen pas sigurisë që ka krijuar vendi ynë në përmbushjen e detyrave të mëparshme.

“Duke mbështetur axhendën e zhvillimit kombëtar të republikës së Shqiperisë dhe ambicjet e saj për integrim europian ky program është një plotësim i kontributit të Kombeve të Bashkuara për përparësitë kombëtare si dhe jep një gamë të gjerë rezultatesh që do të arrihen në katër fusha prioritare. Këto janë qeverisja dhe shteti i së drejtës, ekonomia dhe mjedisi, zhvillimi rajonal dhe lokal dhe politikat sociale gjithpërfshirëse. Programi i bashkëpunimit ka një buxhet të përgjithshëm prej 132 milion dollarësh dhe në ditën e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje rreth 40% e fondeve janë të siguruara”- tha Zineb Touimi-Benjelloun, kordinatore e përhershme e OKB-së.

Kryeministri tha se gjatë vizitës së tij në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka marrë mbështetje për synimin e qeverisë pr të mbjellë 250 milionë rrënjë ullinj, arrorë dhe shegë gjatë 8 viteve të ardhshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›