E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshja me Serbinë, VV bllokon sot 4 orë qeverinë

PRISHTINË- Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur 15 mijë nënshkrime, në një peticion që do ti drejtohet Kuvendit të Kosovës nën thirrjen "Mbrojeni Republikën".

në shenjë proteste ndaj marrëveshjes për fusnotën me të cilën Kosova do të përfaqësohej në forumet rajonale, Lëvizja Vetëvendosje pritet të organizojë sot protestën, përmes së cilës, siç ka thënë “do të bllokojë për katër orë punën e Qeverisë së Kosovës”.

Vetëvendosja është deklaruar fuqishëm kundër marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se mospërfshirja e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në fusnotë “e bën marrëveshjen të papranueshme për institucionet e Kosovës dhe popullin e saj”.

Fusnota, me të cilën kanë rënë dakort në Bruksel me ndërmjetësimin e BE, delegacioni serb i kryesuar nga Branko Stefanovic dhe ai kosovar i kryesuar nga Edita Tahira , përfshin Rezolutën 1244 dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›