E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet plani për vrasjen e Putin, i urdhëruar nga çeçenët

Rusi- Agjencia ruse ‘Ria Novosti’ raportoi ditën e sotme se shërbimet sekrete ukrainase kanë zbuluar dhe penguar një plan për të eleminuar kryeministrit rus, Vladimir Putin.

Sipas lajmit të agjencisë ruse janë vënë në pranga dy persona të dyshuar në Odesës që janë shfaqur në një pamje televizive duke pranuar akuzat ndaj tyre.

Ndërkohë njëri prej të dyshuarve, Ilva Pvanzin, tha se ishte paguar nga lideri i çeçenve Doku Umarov për të vrarë Putin. Mësohet se dy atentatorët kishin në plan vendosjen e bombave në rrugën ku Putin kalon çdo ditë për në zyrë, në bulevardin Kutuzovski në Moskë.

Edhe zyra e kryeministrit Putin e ka konfirmuar lajmin, i cili vjen një javë para se të mbahen zgjedhjet presidenciale ku Putin kandidon për një tjetër mandat.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Turma kundër Putin, censurohen pamjet nga televizonet Kryeministri rus Valdimir Putin ka marrë vërshëllimat e një turme...
  2. Blogerat rus akuzojnë Putin për plagjiaturë Rusi- Kryeministri rus dhe këshilltarët e tij janë akuzuar për...
  3. Plani i sigurisë në Afganistan, zbulohet nga talebanët Afganistan- Talebanët në Afganistan lajmëruan se kanë mundur të gjejnë...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›