E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bien temperaturat, reshjet mungojnë

Sipas të dhënave, duke nisur nga sot e deri ditën e enjte, temperaturat do të pësojnë rënie, gjatë nga e enjtja ato do të rriten sërish.

“Nesër kemi një ndryshim. Kemi qarkullim të masave ajrore nga veriu, ku do të kemi një rënie me 6-7 gradë në vend. Në zonat malore do të jemi në vlerat -4 apo – 5 gradë. Moti do të jetë i ftohtë, por i kthjellët. Këto tre ditë do të jenë pa reshje”, thotë metorologia Lalja Porja.

Sipas saj, “duke nisur nga mesi i javës do të ketë masa ajrore nga jugu i kontinentit, ku do të ketë një mot të mirë dhe do të rriten temperaturat”. Ajo tha se sot fuqia e erës gjatë ditës së sotme është e fortë thuajse në të gjithë vendin, por shton se ajo do të dobësohet duke nisur nga mbrëmja e sotme. /Start/

                                                                                             2012-02-27 08:42
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›