Marreveshja me Serbine ende pezull ne Komisionin e Sigurise
Marreveshja e bashkepunimit mes Shqiperise e Serbise ne fushen e luftes kunder krimit te organizuar trafikut te paligjshem nderkombetar te lendeve narkotike dhe terrorizmit nderkombetar ka mbetur pezull pa u shqyrtuar ne komisionin pergjegjes ne Kuvend ate te Sigurise. Kjo marreveshje u shqyrtua nga ky komision disa jave me pare por deputetet e opozites kerkuan me shume shpjegime. Nenkryetari i komisionit Ilir Gjoni deklaroi se vite me pare Serbia arriti te marre informacion konfidencial nga NATO-ja per Marreveshjen e Kumanoves dhe kerkoi konsultim me NATO-n per kete marreveshje. Zyrtarisht komisioni kerkoi perfaqesues nga Ministria e Jashtme per shpjegime ndersa shtyrja e marreveshjes u be pasi eksperti i Ministrise se Brendshme u shpreh se marreveshja ka disa pika shtese te kerkuara nga Serbia por qe nuk i beri publike per deputetet. Sipas relacionit te kesaj marreveshjeje Pozita gjeografike si pjese e te ashtuquajtures Rruga Ballkanike favorizon veprimtarite e paligjshme qe kercenojne rendin dhe sigurine publike per vendet dhe rajonet. Nisur nga kjo dhe mbeshtetur ne kerkesat e angazhimet per bashkepunim me vendet fqinje per te krijuar nje klime te shendetshme mirebesimi e bashkerendimi palet ne kete marreveshje te bindura per rendesine e bashkepunimit ne luften kunder krimit nderkufitar bien dakord per dispozitat e kesaj marreveshjeje dhe per finalizimin e saj.