E Shtunë, 31 Tetor 2026

TIA Shqiperia 8 vende me lart

/ /

Mesditen e djeshme Tra-nsparenca Nderkombetare ka bere publike gjetjet e verejtura ne periudhen janar 2009- shtator 2010. Ne Shqiperi keto gjetje jane prezantuar nga Transparency International Albania.
Raporti
Sipas ketij raporti Shqiperia tani renditet ne vendin e 87-te me 3.3 pike nderkohe qe nje vit me pare mbante vendin e 95-te me 3.2 pike. Shqiperia kete vit shenon 3.3 pike ne Indeksin e Perceptimit te Korrupsionit per vitin 2010 nga 3.2 qe ishte per vitin 2009 me gjashte burime te dhenash me standardin e devijimit 0.5 minimumi 2.6 dhe maksimumi 4.1. Shqiperia kete vit renditet ne vendin e 87 krahasuar me vendin e 95 te vitit paraardhes tha Endrit Shabani perfaqesuesi i TIA-s ne nje konference per shtyp. Sipas metodologjise qe perdor Transparency International 10 pike eshte vendi ku nuk ka korrupsion dhe 0 pike vendi me korrupsionin me te larte. Persa i perket krahasimit me vendet e tjera te rajonit Shqiperia ndodhet e gjashta ne tete vende teksa ka lene mbrapa vetem Bosnje Hercegovinen dhe Kosoven. Ne rajonin tone ne vendin e pare renditen Kroacia dhe Maqedonia te cilat kane te njejtin numer pikesh 4.1. Pas tyre vijne Mali i Zi me 3.7 pike Bullgaria 3.6 dhe Serbia 3.5 pike. Dy vendet e fundit jane Bosnja me 3.2 pike dhe Kosova e cila klasifikohet per here te pare ne kete raport me 2.8 pike. Sipas deklarates per shtyp te TIA-s beteja anti- korrupsion mbetet nje sfide per Qeverine Parlamentin gjyqesorin agjencite e zbatimit te ligjit median e pavarur dhe shoqerine civile - ne rrugen e integrimit drejt Bashkimin Europian. Zbatimi i strategjise antikorrupsion nga ana e Qeverise reformimi i gjyqesorit dhe dalja nga apatia e mosndeshkimit ligjor te rasteve korruptive jane sfide serioze per politiken dhe pushtetin gjyqesor ne vend. eshtjet ku supozohet se ka korrupsion jane nje sfide per pavaresine dhe profesionalizmin e gjyqesorit. Indeksi i Perceptimeve mbi Korrupsionin CPI ben nje renditje te vendeve bazuar ne faktin se sa i korruptuar perceptohet te jete sektori publik i nje vendi. shte nje indeks i perbere nje kombinim sondazhesh i hartuar me te dhena te lidhura me korrupsionin nga sondazhe ekspertesh dhe biznesesh te realizuara nga nje varietet institucionesh te pavarura dhe te besueshme. Ky indeks reflekton pikepamje nga mbare bota perfshire ketu ato te eksperteve qe jetojne e punojne ne vendet e vleresuara. Njesoj si nje vit me pare edhe ne 2010 per te matur nivelin perceptimit ndaj korrupsionit ne Shqiperi jane perdorur gjashte burime te siguruara nga 5 institucione te pavarura. Te gjitha burimet masin shkallen e pergjithshme te korrupsionit frekuencen dhe/ose madhesine e ryshfetit ne sektoret publike dhe politike dhe te gjitha burimet sigurojne nje renditje te vendeve. PS Faji i Berishes per korrupsionin

Partia Socialiste ka akuzuar dje Kryeministrin Berisha per nivelin e larte te korrupsionit te verejtur ne raportin e TIA. Sipas sekretarit te grupit socialist Taulant Balla serish per faj te Sali Berishes Shqiperia renditet shume me poshte se vende si Malaui Lesoto Gana Namibia etj. Raporti i Transparency International perben thjesht e vetem konfirmimin me te fundit - se abuzimi dhe korrupsioni pasurimi i oborrtareve ne pushtet duke vjedhur e grabitur pasurite e shqiptareve eshte kthyer ne aktivitetin kryesor te pushtetit te kalbur te Sali Berishes.

Adi Shkembi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›